Wesli Clark: NATO, dje nuk e bombardoi e as nuk e çliroi Kosovën për ta ndarë sot!

Politika

Wesli Clark: NATO, dje nuk e bombardoi e as nuk e çliroi Kosovën për ta ndarë sot!

Nga: Nefail Maliqi Më: 13 qershor 2020 Në ora: 16:52
Nefail Maliqi dhe Wesli Clark

Ish-gjenerali i NATO-s Wesley Clark në bisedë për gazetën "Bota sot” duke përkujtuar ndërhyrjen e trupave te NATO-s dhe çlirimin e Kosovës ai ka foLur për progresin por edhe disa rreziqe të mëdha që po i kanosen vendeve të Ballkanit, nëse realizohen pretendimet e Vuçiqit dhe Thaçit me ndarjen e Kosovës apo siç po e quajnë e herë shkëmbim e here “korrigjim” të territoreve.

Wesley Clark Beogradit dhe Prishtinës: Mos luani me zjarr! Veriu është Kosovë. Në këtë bisede ish-komandanti suprem i NATO-s, gjenerali Ëesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, tha se NATO-ja duhet të qëndrojë edhe për një kohë të gjatë në Kosovë.

Deklaratat e disa liderëve në Prishtinë dhe Beograd për këmbim apo korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ai i ka konsideruar me shume fushate se sa serioze.

Paqja dhe stabiliteti nuk ndërtohet me deklarata. "Prishtina dhe Beogradi para këtyre deklaratave ata duhet të përmirësojnë situatën e shqiptareve etnik nw Luginën e Preshevës. Pra duhet respektuar reciprocitetin qe dua te them se çfarë të drejta do të kenë serbët e Kosovës ato t’i gëzojne edhe shqiptaret e Medvegjes, Bujanocit dhe Preshevës", ka thënë gjenerali Clark për gazetën’ Bota sot’.

“Ballkanit ende po i vjen ere baruti madje dhe mijera persona ende nuk janë gjetur nga lufta e fundit. Prandaj, mos luani me zjarr! Veriu është Kosove dhe s’ka ndarje te këtij vendit, shteti me te ri ne Evropë. Mos luani me zjarr me këto deklarata për ndarje! Veriu është Kosovë. NATO, dje nuk e bombardoi e as nuk e çliroi Kosovë për ta ndarë sot!”, është ky mesazhi i ish-komandanti suprem i NATO-s, gjenerali Wesley Clark drejtuar Beogradit dhe Prishtinës duke këruar nga ato që të pre qëndrohen ne integrimet e vendeve te tyre drejt BE-së dhe Aleances Veritatlanike nëse duan stabilitet dhe paqe afatgjate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat