Maliqi: Arma e Llukman Halilit ishte lapsi

Politika

Maliqi: Arma e Llukman Halilit ishte lapsi

Nga: D.RR Më: 13 qershor 2020 Në ora: 20:06
Llukman Halili

Sot gazetaria shqiptare u tronditë nga lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur, Llukman Halilit.

Halili ishte një punëtor i shkëlqyer, gazetar shumë vjeçar i gazetës “Bota sot”, dhe ishte redaktor përgjegjës i politikes së jashtme, ku u veçua puna e tij prej profesionalizmit.

Për gazetën “Bota sot”, bashkëpunëtori i Halilit, Nefail Maliqi, ka thënë se lajmi për vdekjen e tij ishte i rëndë.

Maliqi e Halili ishin kolegë në gazetën “Bota sot” para disa viteve, madje edhe bashkëvendas, teksa Maliqi thotë se ai ishte një ndër njerëzit më të mëdhenj dhe të faktorizuar me të drejtë në Preshevë.

Image
Nefail Maliqi

Ai rrëfen edhe bisedat e shpeshta që kishte me të ndjerin Llukman Halilin.

“Lajmi për vdekjen e kolegut, mikun dhe vendasit e morëm me pikëllim të thellë dhe ishte i rëndë. Lugina e Preshevës kishte dy njerëz të mëdhenj nga faktori ushtarak dhe ai politik. Ai ishte Ridvan Qazimi- komandant Lleshi dhe Dr.Llukman Halili të cilët sot u bënë bashkë në tjetrën jetë. Lluki shkoi m’u në kohën kur iu deshtë Luginës së Preshevës të cilën e ka në mjegull, në udhëkryqë. Shpesh në telefon bisedonim rreth Luginës si dhe bashkimin me Kosovën. Ai shikonte gjërat larg më shumë se një gazetar, si një diplomat. Nisur nga lufta në pushtet në Lugine dhe Kosovë, Llukman Halili nuk besonte fare fjalëve të liderëve kosovarë dhe shpesh me thoshte “aiii Nefo leje atë muhabet, s’ka gjë prej këtyre liderëve as andej e as këndej. E shef s’po janë të zot me mbajt Veriun e Kosovës. E shef Serbia sa milionë në vjet i jep për serbët e vet në Kosovë. Për bashkimin e Luginës bëhet fjalë qe 30 vite para kërkesave të Thaçit e Qeverive të Kosovës. Me këta liderë s’ka gjë. Ishalla e presin bashkimin me Kosovën fëmijët e mbesat tona se ne shkuam te Ismajl Qemajli e te Rugova”, thoshte Llukmani duke qeshur”, rrëfen Maliqi.

Ai tutje thotë se si gazetar profesionist që ishte, Halili e kishte armë të tij lapsin.

“Llukman Halili veç që ishte një gazetar profesional që shumë gjëra kam mësuar nga ai, kolegu ynë ishte edhe nacionalist. Atë që e beri me pushkë Komandant Lleshi, kolegu ynë Llukman Halili e bëri me laps”, thotë Maliqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat