Çfarë do të ndodhë me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë? Profesori jep skenarin e përgatitur të Hotit dhe Thaçit

Politika

Çfarë do të ndodhë me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë? Profesori jep skenarin e përgatitur të Hotit dhe Thaçit

M.H Nga M.H Më 13 qershor 2020 Në ora: 20:45
Ilustrim "Bota sot"

Së fundi situata politike në Kosovë është e përqëndruar në dialogun e mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, tashmë me qeverinë Hoti në krye.

Pas largimit të taksës dhe reciprocitetit ndaj Serbisë, tashmë dialogu ka filluar të mendohet se mund të ketë një zgjidhje. Mirëpo ajo se çfarë ende nuk po qartësohet është se kush do ta udhëheqë këtë dialog. Sipas Hotit ai do të jetë përfaqësues i këtij dialogu mirëpo njejtë nuk mendon presidenti i vendit pasiqë sipas tij ky përfaqësim i takon presidentit.

Dr. Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, tregoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është që shtatë vite mirëpo që nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe kjo për shkak të Thaçit dhe Mustafës. Tutje ai u shpreh që aq larg ka eskaluar këto bisedime saqë u diskutua edhe shkëmbim i territorëve të Kosovës.

“Dialogu me Serbinë nuk është i ditëve të sotit, me Serbinë është dialoguar që shtatë vite.Nuk është arritë pathuaj asgjë pos disa marrëveshjëve që e poshtërsojnë Kosovën dhe kjo për fajin e vet Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës i cili nuk ishte në nivel të duhur për të dërguar përpara dialogun nga shkaku se të dytë janë të korruptuar dhe të shantazhuar nga Serbia. Këta të dytë për shumë vite kanë bërë dialog të mbrapësht të udhëhequr keq, të udhëhequr në dëm të Kosovës dhe në dobi të Serbisë. Në këtë dialog bile u bë fjalë edhe për shkembimin e teritoreve sepse derisa zonja Mogherini e udhëheqte dialogun lejoj që të hapet edhe çështja e kufijëve mirëpo që fatëmirësisht këtë nismë të Mogherinit e ndali Samiti i Berlinit, ku Gjermania dhe Franca i thanë jo kësaj iniciative dhe Mogherini u deshtë të ikë nga dialogu”, u shpreh Maxharraj.

Tutje profesori shprehët që për të filluar një dialog mes dy shtetëve atëhere duhet që të ketë një unitet mes partive e kjo nuk është për momentin në Kosovë pasiqë sipas Maxharraj Thaçi dhe Hoti nuk po arrijnë të merren vesh se kush nga ata do të përfaqësoj Kosovën. Profesori gjithashtu përmend mundësin që të dy të përfaqësojn vendin në BE njëri gjera tjetri në Amerikë por që të kenë një platformë të njejtë është e vështirë.

Image
Binak Maxharraj

“Këto ditë çështja e dialogut me Serbinë është aktualizuar përseri. Në Kosovë nuk ka ndonjë unitet se kush do ta udheheq dialogun Hoti thotë se unë do jamë kryenegciator në dialog,Thaçi e thotë të kundërtën. Do të ishte e turpshme që njëri të shkojë neëdialog në Uashington e tjetri në Evropë. Pse të dialogohet ndaras, kur ështe në agjendë një qëllim dialogu midis Serbisë e Kosovës, pse të bëhet me dy ndërmjetësus nga Amerika dhe BE. Nga ana tjetër në Kosovë asgje nuk është gati për dialog, nuk ekziston një pajtim nacional për këtë dialog midis partive politike, nuk ekziston një platformë e përbashktë për dialog. Nëse eventualisht bie fjala, Thaqi shkonë në dialog në Uashington pasiqë nuk po dojka me u taku me Lajçikun, kurse Hoti në BE, a do ta kenë një platformë të njejtë,apo secili shkon me platforma të veçanta. Këto dhe shumë të tjera na bëjnë me dije se dialogu me Serbinë nuk është as afër të nisët sepse vetem brenda institucionëve të Kosovës kurgjë nuk është e qartë se si do të veprohet me një dialog,e si do të veprohet nëse shkohet me dy dialogje”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat