Tubimi i djeshëm i LVV-së, profesori: Sikur të ishin për zgjedhje të reja partitë, të gjitha do ishin nën hijen e LVV-së

Politika

Tubimi i djeshëm i LVV-së, profesori: Sikur të ishin për zgjedhje të reja partitë, të gjitha do ishin nën hijen e LVV-së

Nga: A.SH Më: 13 qershor 2020 Në ora: 21:54
Tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje

Dje, Lëvizja Vetëvendosje mbushi 15 vjet që nga themelimi i saj. Ajo e kremtoi me një tubim të mbushur plotë me simpatizantë pavarësisht se pandemisë.

Mijëra aktivistë dhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të shënuar 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat serbe si dhe përvjetorin e krijimit të kësaj partie.

Në lidhje me këtë profesor Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, tubimi i djeshëm tregoi se sa e fuqishme është partia opozitare e Albin Kurtit.

“Tubimi i djeshëm i LVV-së tregoi se sa e fuqishme është partia opozitare e Albin Kurtit, simpatizantët e LVV-së edhe në gjendje të jashtëzakonshme pandemie nuk prituan për ta përkrahur masovikisht këtë parti popullore e të pa korruptuar”, thotë Mehazi.

Me tej shton se ai tubim ua bëri me dije të gjithë atyre të cilët ishin kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme, sikur të ishin për zgjedhje të reja të gjitha partitë tjera do ishin nën hijen e LVV-së.

“Tubimi i djeshëm i LVV-së ua bëri me dije të gjithëve, se, pse Thaçi, Gjykata Kushtetuese s'ishin për Zgjedhje të jashtëzakonshme, po për Qeverinë e Hotit, sikur të ishin për zgjedhje të reja të gjitha partitë tjera do ishin nën hijen e LVV-së. Tubimi i djeshëm tregoi forcën e një opozite të fuqishme në përkrahje të madhe të popullatës e cila Qeverisë së Hotit do t'i rri si shqiponjë mbi krye kundër interesave shteterore në dëm të Kosovës e në dobi të Listës serbe e Serbisë. Pra, tubimi i djeshëm tregoi se LVV-ja do jetë mburojë e fuqishme opozitare e popullit të Kosovës”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat