Pse partitë politike i frikësohen Vetëvendosjes?!

Politika

Pse partitë politike i frikësohen Vetëvendosjes?!

Nga: A.M. Më: 14 qershor 2020 Në ora: 14:58
Albin Kurti

Profesori Sulejman Mehazi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka deklaruar se tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje ka pasqyruar arsyen se pse partitë politike në vend i frikësohen Vetëvendosjes.

“Tubimi i Lëvizjes Vetëvendosja me rastin e 15 vjetorit të saj tregoi pasqyrën e vërtetë se pse partitë tjera i frikohen Vetëvendosjes, se pse  LDK-ja, AAK-ja e të tjerë u bashkuan edhe me Listën serbe vetëm e vetëm të eliminojnë nga skena qeveritare Albin Kurtin. Tubimi masiv i LVV-së tregoi se kjo parti është e lidhur fort me popullin e Kosovës e jo me interesat personale e të huaja. Tubimi i LVV-së ia bëri me dije popullatës se pse Thaçi, Gjykata Kushtetuese s'ishin për Zgjedhje të jashtëzakonshme, po për Qeverinë e Hotit,  sikur të ishin për zgjedhje të reja të gjitha partitë tjera do ishin nën hijen e LVV-së”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Mehazi është shprehur se Vetëvendosja do jetë mburojë e fuqishme opozitare e popullit të Kosovës.

“Tubimi tregoi forcën e një opozite të fuqishme në përkrahje të madhe të popullatës e cila Qeverisë së Hotit do t'i rri si shqiponjë mbi krye kundër interesave shtetërore në dëm të Kosovës e në dobi të Listës serbe e Serbisë.

Pra, LVV-ja do jetë mburojë e fuqishme opozitare e popullit të Kosovës”, ka përfunduar Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat