Mehazi: Letra e Donald Tusk dërguar Hotit, tregon se Qeveria Hoti do jetë qeveri e ultimatumeve

Politika

Mehazi: Letra e Donald Tusk dërguar Hotit, tregon se Qeveria Hoti do jetë qeveri e ultimatumeve

Nga: D.B. Më: 14 qershor 2020 Në ora: 15:25
Donald Tusk

Letra dërguar Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti nga presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk, ku shkruan se ‘dialogu me Beogradin duhet të rifillohet me energji të re dhe se tani është një moment i ri për këtë’, më shumë e ka kuptimin e një letre ultimative, sesa një letre urimi nga presidenti i EPP, Donald Tusk.

Në lidhje me këtë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi ka thënë për gazetën “ Bota sot”, se Qeveria e Hotit nuk është formuar për diçka tjetër, por vetëm për të dialoguar me Serbinë e për kurrgjë tjetër, kjo vërehet jo vetëm nga përfaqësuesi amerikan Grenell, e nga ai evropian Lajçak, po edhe nga presidenti i Partive Popullore Evropiane Donald Tusk.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, me anë të kësaj letre urimi të Hotit për postin e Kryeministrit, sikur Tusk ia bën me dije Hotit se nuk do ta ketë lehtë, se detyra e tij në krye të qeverisë do jetë me shumë sfida e vendime të rënda gjatë dialogut me Serbinë.

“Këtu shihet se pikë qëndrimi veprues i qeverisë së Hotit do jetë dialogu sa më i shpejt i Kosovës me Serbinë me një "energji te re" si e thotë edhe Tusk në letrën dërguar Hotit.Letra e Donald Tusk dërguar Hotit, tregon se Qeveria e Hotit do jetë qeveri e ultimatumeve amerikane e evropiane për të dialoguar pa humbur kohë me Serbinë dhe se më shumë do jetë qeveri e diplomatëve të huaj sesa e popullit të Kosovës, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

 

 

 

 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat