Zeqiraj: Nuk pres që Hoti t’i zbardh vrasjet politike

Politika

Zeqiraj: Nuk pres që Hoti t’i zbardh vrasjet politike

Nga: H.O. Më: 14 qershor 2020 Në ora: 17:43
Avdullah Hoti

Publicisti Idriz Zeqiraj, në një bisedë për “Bota sot” është shprehur pesimist në punën e Avdullah Hotit që t’i zbardh vrasjet politike.

Ai ka përmendur edhe një deklaratë deputetit të LDK-së, Arben Gashi në vitin 2015, i cili premtoi se Skender Hyseni si ministër i brendshëm në atë kohë do t’i zbardhte vrasjet politike, por e njëjta gjë nuk ndodhi.

“Avdullah Hoti, në cilësinë e kryeministrit, nuk pritet ta bëjë ndonjë mrekulli zbulimi e ndëshkimi të kriminelëve listues dhe ekzekutues të viktimave shqiptarë, gjatë dhe pas luftës. Shefi i grupit parlamentar aktual, Arben Gashi, në vitin 2015 thoshte se, tani, që LDK-ja e ka kryeministrin dhe Skënder Hysenin ministër të Brendshëm, do t`i zbulojë vrasjet politike të pasluftës dhe do t`i arrestojë e dënojë kriminelët! Dhe, çfarë bëri Skënder ministri, ke zbuloi, arrestoi apo dënoi ai?! Fundja, është ish-kryeministri Mustafa, i cili në vitin 2016, deklaronte se "Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet, përfshi edhe luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, për liberalizimin e vizave!" Një gënjeshtër e madhe sa vet bjeshka! Askush nuk ishte zbuluar dhe as dënuar për këto vrasje. Ai i rehabilitoi dhe i fali kriminelët - en bloc -! Njëjtë si Nasim Haradinaj i AAK-së: "Punë e madhe se janë vrarë veprimtarët e LDK-së!", u shpreh ai.

Image
Idriz Zeqiraj

Sipas Zeqirajt, një klan i kryesisë së LDK-së, vazhdon të shantazhohet nga PAN-i, përkatësisht SHIK-u.

“Akademik Hoti i ka parë me dyshim edhe shkarkimet e bordeve nga kryeministri Kurti! Por, ndryshimi nuk bëhet me ecje breshkore, sepse nuk do të mjaftonte, jo vetëm mandati 4-vjeçarë, por, as dekadat. Kosova përballet me defektin e madh. Tashmë, krimi i organizuar vrastar ka ndodhur. Dhe varret janë anekënd Kosovës. Për rrjedhojë, kemi gjendje mjerane, në nivel shtetëror e pushtetar. PAN-i ka qenë dhe mbetet i shantazhuar nga Serbia dhe Gjykata Speciale. Ndërsa LDK-ja, më saktë, klani i saj brenda Kryesisë, vazhdon të shantazhohet nga PAN-i, përkatësisht, SHIK-u i tij. Përndryshe, ngulmimi i LDK-së, për ta kthyer në pushtet PAN-in, nuk ka një arsye të dytë”, tha Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat