Vetting-u i premtuar, juristi ka një thirrje për kryeministrin Hoti – thotë se AAK e NISMA kanë probleme të mëdha me rend dhe ligj

Politika

Vetting-u i premtuar, juristi ka një thirrje për kryeministrin Hoti – thotë se AAK e NISMA kanë probleme të mëdha me rend dhe ligj

Nga: A.SH Më: 14 qershor 2020 Në ora: 22:22
Qeveria e Kosovës

Donad Tusk sot ka dërguar një letër urimi qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.

Ai përveç urimit, në këtë letër drejtuar LDK-së ndër tjera shkruan “Jam i bindur se do të udhëzoheni nga vlerat tona të EPP-së dhe se parimet e sundimit të ligjit, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë të larta në agjendën tuaj”.

E, në lidhje me këtë, juristi dhe njohësi i çështjeve politike Blerim Bujrani për “Bota sot” ka thënë se, gjyqësi të pavarur pa vetting nuk ka, mirëpo as prokuroi dhe as polici. Ai thotë se, kjo qeveri duhet së paku ta dorëzon ligjin për vetting në Kuvend.

“Pa vetting nuk ka gjyqësi të pavarur. Siç dihet shumë gjyqëtar vlerësohet se janë bërë biznesmen në saj të një anarkie të madhe dhe gjyqesise të kapur, njejtë gjendja është edhe në prokurri dhe polici. Kjo qeveri së paku le ta dorëzon ligjin për vetting në Kuvend, kjo do t’i kishte bërë nder më së shumti qytetit dhe shtetit, nëse nuk ka vetting gjasat janë plotësisht minimale, kur të analizohet se AAK dhe NISMA kanë probleme të mëdha në rend dhe ligj dhe ka shumë njerëz përfitues të mëdhenjë të paligjshëm atëherë gjasat vijnë duke u rrudhur plotësisht se kjo qeveri do të merret me rend dhe ligj”, shprehet Burjani.

Bujrani kritikon edhe ministrat e AAK-së duke thënë se nuk kanë lidhje me atë për çka janë emëruar.

“AAK ka njerëz në poste ministrore që lidhje nuk kanë me atë për çka janë emëruar, tash sa zëvendësministri pritet të jenë të njejtë e përfitues e që në standardet evropiane edhe puna pa meritë quhet korrupsion atëherë kjo të bën që të hup shpresën edhe na, edhe BE”, përfundon Bujrani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat