Njoftimi i Grenell për dialogun, juristi: SHBA ka të drejtë të kërkojë marrëveshje përfundimtare dhe efikase

Politika

Njoftimi i Grenell për dialogun, juristi: SHBA ka të drejtë të kërkojë marrëveshje përfundimtare dhe efikase

Nga: G.B Më: 15 qershor 2020 Në ora: 22:46
Richard Grenell

I emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, njoftoi se qeveritë e këtyre dy vendeve janë pajtuar që të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, pasi palët janë pajtuar që t'i heqin pengesat për dialog.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell tha se Serbia u pajtua që të pezullojë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe Kosova u pajtua të pezullojë përpjekjet për t'u anëtarësuar në mekanizma ndërkombëtarë.

Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani, ka thënë për gazetën "Bota sot" se kjo ka qenë e pritshme dhe është një ambicie për një marrëveshje përfundimtare, pas 7 vite të kota.

Image
Blerim Burjani

"Kjo ishte e pritshme nga Grenell dhe SHBA që kaherë janë deklaruar që sa më parë duhet të ketë një marrëveshje finale të obligueshme për palët ta zbatojnë, kjo ishte dhe mbetet ambicie e rëndësishme dhe domosdoshme që të arrihet një marrëveshje pas 7 vite të kota, me shumë marrëveshje të nxjerra me shumë pak zbatim dhe stagnim i plotë i zgjidhjes përfundimtare", është shprehur ai.

Sipas Burjanit, duhet të ketë sa më parë një marrëveshje përfundimtare dhe për këtë thotë se SHBA ka të drejtë të kërkojë një marrëveshje të shpejtë dhe efikase.

"Pra duhet sa më parë të ketë një marrëveshje përfundimtare. Ka humbur sensi më të pritet me vite tjera për zgjidhje, pra kërkohet një zgjidhje e shpejt, efikase dhe zbatuese për palë, normal kush është kundër nga palët për një marrëveshje duhet të pasojnë sanksionet, në të kundërtën Serbia po përgatitet të mohojë çfarëdo marrëveshje që do të detyronte Serbinë për të pranuar pavarësinë, Serbia qysh tash u deklarua se nuk do të ketë marrëveshje, Vuçiç ka deklaruar se ai fare nuk pret zgjidhje e as marrëveshje përfundimtare kjo qysh në start e bënë të pamundur që palët të kenë një marrëveshje përfundimtare. Mendoj se SHBA plotësisht kanë të drejt të kërkojnë në marrëveshje të shpejt efikase dhe të zbatueshme obligativisht", ka deklaruar Blerim Burjani për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat