"Lajçak nuk ke nevojë të frikësohesh a të pret i zoti shtëpisë në Kosovë"

Politika

"Lajçak nuk ke nevojë të frikësohesh a të pret i zoti shtëpisë në Kosovë"

Nga: H.O. Më: 16 qershor 2020 Në ora: 07:40
Miroslav Lajçak

Opinionisti Binak Maxharraj në një prononcim për "Bota sot", ka folur rreth vizitës së sotme të zyrtarit sllovak, Miroslav Lajçak, si emisar special i BE-së.

Maxharraj thotë se edhe nëse nuk e pret në takim 'i zoti shtëpisë', duke iu referuar Presidentit Hashim Thaçi, populli shqiptarë janë shumë mikpritës, e që ua ka lakmi e gjithë bota.

Prononcimi i plotë;

Emisari i BE Lajçak sot në Kosovë

Nesër në Kosovë për vizitë disa ditëshe vjenë emisari special i BE Lajçak për ti bërë parapërgatitjet për fillimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak. Lajçak është një diplomat kariere, ai nuk vjen në Kosovë si i  dërguar i Sllovakisë që se ka njohtë Kosovën, por vjen si emisar BE i pranuar dhe i votuar nga 27 vende të BE.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë kishte filluar në vitin 2011, por që nga ateherë shumëçka kishte shkuar mbrapësht, keq. Dialogu ka shkuar keq sidomos kur atë e ka udhëhequr Federika e Moghërini e cila në këtë dialog shkaktoi edhe skandal diplomatik duke i lejuar palët qe ne vend te arritjës së ndonjë mareveshje për përmirësimin e maredhënjeve ndërshtetore,lejoj qe palët ta hapin edhe çeshtjën e kufinjeve për te cilat u folë kudo për gati dy vite.

Por, në Samitin  e Berlinit Gjermania,e mbeshtetur nga Anglia dhe Franca e ndalën Mogrehinin qe te mos shkoj më tutje.duke ia bërë te qartë së nuk do te hapet çeshtja e kufinjeve midis dy vendeve sepse kjo çeshtje është e mbyllur.Por,pas zgjrdhjëve ne BE,pasi qe Migrehini u largua nga dialogu si e turperuar,u zgjodhë Josip Borellen në vend te sajë,po ashtu nga nje vend qe se njefë Kosovën nga Spanja.Zgjedhja e këtyre diplomateve në fillin e zgjoi kurreshtjën,por edhe frikën se në ç’drejtim do te shkoj dialogu.Më i zeshmi në këtë drejtim ishte Presidenti i Kosovës i cili haptas deklaroi se nuk do te takohët  me Lançak pasiqe gjoja po vijka nga nje vend qe se njefë Kosovën,por nga ana tjeter ai më shumë deshirë dialogon me Serbinë,anipse edhe kjo nuk e ka njohtë Kosovën.

Por Mirosllav Lajçak,por edhe Borell e qetesuan opinionin e trazuar ne Kosovë kur para do diteve deklaruan se ne dialogun midis Kosovës dhe Serbisë nuk do te hapët çështja e kufijve sepse kjo çeshtje për Evropën është e mbyllur.

Por,megjithate Presidenti i Kosovën nuk mund te zgjedhë ndërmjetesuesin se cili i përshatet e cili jo kjo nuk është çështje e tij por e BE dhe e 27 vendeve Evropiane qe e kanë votue me aminin edhe Gjermanisë e cila e ka besimin e plotë te Lajçaku.Duke u nisur nga kjo,Lajçak vjenë sot arrinë ne Kosovë për ti rinisë bisedimet rreth dialogut midis Kosovës dhe Serbisë,sepse pa këtë dialog midis Kosovës dher Serbisë te udhehequr nga BE,as Kosova e as Serbia nuk mund te pretendojnë qe te anëtarësohën në BE,pranimi i se cilave ëdhtë vitale për te ardhmën e të dyja vendev deri te njohja reciproke.

Pra,mirë se erdhe sot në Kosovë z.Lajçak,je i mirëpritur si i deleguar dhe emisar i BE për te rinisë këtë dialog i cili i nderpre me 2018 kur Kosova e vuri takësn ndaj Serbisë.Duhesh ta dijsh se Kosova dhe shqipataret janë të njohur për buarin dhe mikpritjën te cilën ua ka lakme e tërë bota.

Nuk ke nevojë te frikësohesh se a do te prees i zoti i shtepis apo siçka deklaruar,me rëndei është se Kosova ka edhe të tjerë qe i dalin zotë këtij vendi për mirevajtën e sukseshme te bisedimeve për arrijtjën e një mareveshje gjithëpërfshierse në interes për të dy vendet pa hy ne pazare dhe tuxharllak rreth kufinjeve sikur kishte pretendu parardhjsa e juaj Moghrerini e cila mu për këtë shkak iku e turperuar.

Do te habitesh edhe vetë për mikpritjën edhe pa te zotin e shtepisë,do te bejshë punë të mbarë me te gjitha ata me te cilëtë do te ulesh dhe te bisedos,do te bindesh edhe vetë se sa mikëprites dhe dasahmirës janë shqiptaret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat