Marrëveshja finale Kosovë-Serbi pa Amerikën nuk është e sigurt

Politika

Marrëveshja finale Kosovë-Serbi pa Amerikën nuk është e sigurt

Nga: A.SH Më: 16 qershor 2020 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Richard Grenell ka paralajmëruar takimin me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, mes palës serbe dhe asaj të Kosovës.

E, në Kosovë ka arritur emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak i cili sot pritet ta zhvillojë një takim me preisdenti Hashim Thaçi.

Lidhur me këtë, analisti politik Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, se takimi mes Thaçit dhe Lajçak, do të jetë më shumë takim kortezie se sa përmbajtësorë.

“Takimi Thaçi-Lajçak për mendimin tim, do të jetë me shumë takim kortezie se sa përmbajtësorë. Kjo për shkak se BE, ka dështuar ta luaj rolin të cilin e ka marrë si fasilitues në kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi. BE, e ka dhe do të ketë të vështirë edhe në të ardhmën të marrë nën udhëheqje probleme të ndërlikuara me karakter ndërkombëtarë, duke qenë se politika e BE-së, nuk funksionon njëzëri”, shprehet Duhanaj.

Ai më tej thekson se, për shqiptarët rruga drejtë zgjidhjes së çështjes finale me Serbinë, pa Amerikën nuk është e sigurt.

“BE, tashmë vite me radhë, na ka ngarkuar me kritere dhe kërkesa, por nuk ka mundur asnjëherë t'u dalë ballë premtimeve të dhëna karshi nesh. Ne këtë kontekst, për shqiptarët rruga drejtë zgjidhjes së çështjes finale me Serbinë, pa Amerikën nuk është e sigurt. Shqiptarët duhet të flasin njëzëri në ketë kohë. Kush ndahet kësaj radhe, nënkupton që çon ujin në mullirin e huaj”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat