Analisti politik tregon se kush duhet të udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi

Politika

Analisti politik tregon se kush duhet të udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi

M.H Nga M.H Më 16 qershor 2020 Në ora: 16:45
Thaçi, Vuçiq dhe Mogherini

Gjatë ditës së sotme ka arritur në Kosovë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Ardhja e tij padyshim që ka ngjallur reagime të mëdha se çfarë mund të bisedohet në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, ani pse se kush do ta udhëheqë nga Kosova nuk dihet.

Në lidhje me këtë temë analisti politike Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që Thaçi do të mundohet të ketë rolin kryesor në këtë dialog por që Hoti do duhet të tregoj rolin e tij.

“Thaçi me cdo kush synon të jetë ai protagonist, pasi e ka te lidhur fatin e tij politikë dhe përosnal me këto bisedime, nga të cilat mëton të përfitoj amenst, dhe të bëj gjumin e qetë. Besoj e Thaçi do e djeg në këtë aspekt Hotin, i cili duhet të rezitojë që mos të bëhet vegël e Thaçit, por të ushtroj funksionin e tij prej kryeminstri me çdo formë dhe kapacitet të plotë. Pres që të ketë përplasje në këtë drejtim, nëse z.Hoti nuk pranon të shëndrrohet në servil të Hashim Thaçit”, u shpreh Mehmeti.

Më tej, Mehmeti thotë që duhet të ketë një ekip unitet mes forcave politike dhe në bisedime të udhëhiqen nga një person jashtë poltiikës në mënyrë të krijoj paknaqsi të mëdha.

Image
Faton Mehmeti

“Do të ishte mirë që të ketë ekpi të unitetit me të gjitha forcat politike, dhe bisedimet të udhëhiqen nga një person jashtë politikës, si e vetmja mënyrë, ndryshe cdo përosn politikë që emerohet në këtë bisediem, do të krijoj paknaqësi, dhe ndasi edhe më të mëdha”, përfundoi Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat