Marrëveshja Kosovë-Serbi shumë afër, analisti e ‘zbulon’ se cili do të jetë plani i Vetëvendosjes

Politika

Marrëveshja Kosovë-Serbi shumë afër, analisti e ‘zbulon’ se cili do të jetë plani i Vetëvendosjes

Nga: N. H Më: 16 qershor 2020 Në ora: 22:47
Albin Kurti

Me 27 qershor , me ftesë të dërguarit të posaçëm të Trump, Richard Grenell pritet të takohen në Uashington, përfaqësuesit e Kosovës dhe ato të Serbisë për vazhdimin e dialogut.

Një takim të tillë e ka konfirmuar Grenell dhe është mirëpritur nga Presidenti Thaçi dhe spektri politik në Kosovë.

Thaçi në adresimin e tij para mediave, ka deklaruar se Kosova duhet të jenë të unifikuar në këtë proces.

Ndërsa njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se përkundër që shihet se marrëveshja mes dy vendeve është afër, partia e Albin Kurtit do të vazhdojë rrugën e saj të mospajtimit.

“Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë rrugën e saj të mospajtimit për gjithçka për pjesën tjetër që do të involvohet në dialog. Tash dihet se të gjithë do të jenë në një mënyrë të involvuar në dialog pra edhe PDK përmes Thaçit, dhe të gjithë tjerëve. Përjashtim bën dihet VV-ja, kjo nuk është ndonjë lajm se ata do të kundërshtojnë dhe do ta quajnë çfarëdo marrëveshje me tema të ndryshëm, normal se ka gabuar VV-ja kuptohet pa përvojë prej liderit e deri tek të tjerët ata është dashtë të jenë më të mençur politikisht dhe me te arsyeshëm”, ka thënë Burjani.

Me tej, ai deklaron se dialogu është i nevojshëm për të ndalur armiqësinë shekullore, dhe për t’iu rikthye BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare.

“Tash kanë mbet në opozitë kotë dhe kush nuk do të merret me ata, pra ata mund të protestojnë dhe mund të mospajtohen me asgjë dhe kjo aspak nuk është e panjohur për qytetarët, çudia do të ishte që të ndryshojnë mendim politik për proceset dhe kohën e sotme që është. Kjo është e re dhe më nuk janë vitet 90-ta, e as viti 1999, tash është viti 2020, nëse kanë mbet në idetë dhe idealet e asaj kohe të viteve 90-ta kjo çështje është e kryer kaherë, pra politika është dinamike e jo statike, mund të besosh në të ose të kundërshtojë ose të thuash çfarëdo që do, por kjo nuk bën të kësaj kohe por të len prapa në mbi 20 vite. Kosova është e pavarur dhe tash dialogu është i nevojshëm për të ndal armiqësinë shekullore dhe për t’iu rikthye BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Në fund, ai thekson se qasja e partisë që javë më parë ishte në pushtet (Vetëvendosje), kishte qasje amatore në politik.

“Qasja e VV-së është qasje amatore në politik, pra po të kishte hequr reciprocitetin, Vetëvendosje sot kishin me qenë në pushtet dhe kishin qëndruar deri në përfundim të dialogut, tash dikush e shpjegon VV-ja si pa kredibilitet dhe të pafuqishme dhe jo guximtare për të hyrë në dialog, por barra e madhe nuk ka mundur ta mbajë mbi supe kjo parti, këtë barrë s’mund ta mbajë asnjë parti e vetme, por vetme të bashkuar të gjithë pozitë dhe opozitë”, ka thënë krejt në fund, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat