Analisti politik tregon se a janë të bashkuara partitë politike në lidhje me dialogun?

Politika

Analisti politik tregon se a janë të bashkuara partitë politike në lidhje me dialogun?

Nga: A.SH Më: 17 qershor 2020 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Emisari i dërguar nga BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron për vitzië në vendin tonë.

Ai dje kishte takim me presidentin Hashim Thaçi ndërsa sot është takuar me krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këto takime ai u tha liderëve që të jenë një zëri sa i përket dialogut.

Për këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Bujrani, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se, përveç VV-së tjerat parti duke përfshirë edhe LDK mund të jenë unike sa i përket dialogut.

“Me përjashtim VV e cila ka planet e veta dhe ka unin e vet apo urinë për pushtet dhe gjithmonë e reflekton me pakënqësi në forma të shumta ose me protesta, ose me kritika apo edhe në fomra tjera, PDK NISMA AAK dhe LDK mund të jenë unik sa i përket dialogut, pra ekziston nje unitet”, thotë Burjani.

Ai shton se Presidenti do ta bind PDK-në që përkrahet për dialogun që ai do të jetë edhe figura kryesore e marrëveshjes.

“Thaçi do të bind PDK që të përkrahet në dialogun që edhe ai do të jetë figura kryesore e marrëveshjes përkundër që Hoti do të jetë vetëm formalisht kryesues i dialogut bazuar në verdiktin e Gjykatës Kushtetuese që është kompetencë e Kryeministrit të udhëheq dialogun”, shprehet më tej Burjani.

Sipas tij loja tashmë ka filluar dhe përfundimi do të jetë i shpejtë, por jo para muajit shtator.

“Pra tash loja ka filluar, përfundimi mund të ndodhë shpejt por jo para shtatorit, edhe pse ka spekulime se kjo do të ndodhë më shpejt, me 27 qershor do të flitet për parimet bazë të dialogut asgjë më tepër, pra pranim të konturës së dialogut, tjerat do të ndodhin më vonë”, përfundon Bujrani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat