E thotë Ramush Tahiri: Në SHBA do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi

Politika

E thotë Ramush Tahiri: Në SHBA do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi

Nga: N.Sh. Më: 17 qershor 2020 Në ora: 15:56
Ramush Tahiri

Politologu Ramush Tahiri thotë se në SHBA do të ketë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje mund të ndodh me 27 qershor kur do të takohen dy delegacionet shtetërore Kosovë-Serbi.

Nga Kosova atje do të jenë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti dhe delegacioni përbërës, kurse nga Serbia do të jetë presidenti Aleksander Vuçiq me delegacionin e tij.

“Gjithësesi që do të ketë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe të pavarura dhe për këtë edhe është duke u zhvilluar dialogu tash e disa vite”, thotë Tahiri për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se kjo marrëveshje do të jetë parimore.

“Është e kuptueshme që takimi në Shtëpinë e Bardhë është tejet i rëndësishëm dhe së paku do të përfundojë më marrëveshje parimore po gjithësesi më përjetësimin e marrëveshjeve për transportin rrugor, hekurudhor dhe ajror”, potencon politologu.

Tahiri tutje konsideron se nuk do të ketë asnjë zgjidhje të disfavorshme për palët e sidomos jo për Kosovën, si është krijuar një opinion negativ.

“SHBA janë angazhuar për çështjen e pavarësisë se Kosoves dhe për paaqen e stabilitetin në rajon dhe kjo është e përherëshme më gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë e saj dhe nuk hjek dorë dhe nuk ka kthim mbrapa”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat