"Hoti ka përpara 'gjarprin me zile' i cili edhe mund ta kafshoi nëse nuk i mbledhë mendët"

Politika

"Hoti ka përpara 'gjarprin me zile' i cili edhe mund ta kafshoi nëse nuk i mbledhë mendët"

Nga: H.O. Më: 17 qershor 2020 Në ora: 20:23
Hashim Thaci/ Avdullah Hoti

Edhe dhjetë pritet të mbahet takimi në ëashington ndërmjet palës së Kosovës dhe asaj serbe, me ndërhyrjen e zyrtarit amerikan Richard Grenell. Ky i fundit e ka bërë të ditur këtë takim pak ditë më parë, duke u shprehur i lidhur se ky takim do të ndodhë.

Presidenti Hashim Thaҫi dhe kryeministri Avdullah Hoti do të jenë përballë palës serbe të përfaqësuar nga Presidenti serb, Aleksandër Vuҫic dhe kryeministrja serbe, Ana Bernabiq. Për palën shqiptare, opinionisti Binak Maxharraj ka disa sugjerime. Ai thotë se duhet ta kenë parasysh se atje i pret një diplomat jo fort i respektuar në Amerikë, një zyrtar që prishi raportet me Gjermaninë dhe kancelarja Merkel ia tregoj derën.

Sipas Maxharraj, Grenell po kërkon një marrëveshje të shpejtë ndërmjet dy vendeve për shkakun se zgjedhjet në Amerikë po afrohen dhe kjo marrëveshje do të ndihmonte Presidentin amerikan, Donald Trump.

Prononcimi i plotë:

THAÇI DHE HOTI MOS THIRRENI:"I CANNOT BREATHE"/

Ju të dytë po shkoni si në ndonjë dasëm, aheng. Por aty dardha ka shumë bishta. Po shkoni në DC me duar në xhepa, pa delegacion veç ju të dytë hu vetëm.

Atje ju pret i preferuari i juaj ambasadori dhe diplomati i dështuar Richard Grenell, të cilin nga qarçet intelektuale në Amerikë pak kush e respekton. Është pikërishtë ky njeri i cili i prishi marrëdhëniet me Gjermanin, sepse ai atje filloj të sillet si të ishte zot shtëpie. Merkeli ia kallxoj derën i tha hup.

Ju ka thirrë në DC i preferuari i juaj bash në kohën e pandemisë dhe situatën jo të mirë të sigurisë për shkak të protestave masovike që e kanë përfshirë Amerikën. Rajtingu i Presidentit Trump për këtë arsye ka rënë shumë, bile së kalon 40%, kurse zgjedhjet po afrohen.

Riçard Grenell ndërmjetësues në dialog çuditërishtë po kërkon një marrëveshje të shpejtë, sikur në stilin sy mbyllur, apo siç thuhet mshefaqokas. Kjo për shkak më shumë për të ia arrijtë rajtingun presidentit Trump në zgjedhjet që po vijnë, ku në të gjitha sondazhet e deritashme udhëheq demokrati Biden.

Këtu ne Kosovë lidhur me këtë takim po ka lakime të ndryshme deri te ajo se do të arrihet një marrëveshje e cila nuk e dëmton Kosovën, e as territorin e saj, por edhe më shumë ka lakime e deklarata se atje në DC çdo gjë është gati, është pergatit midis Thaçit e Vuçiqit nëpër skuta të errëta se ka pajtim për ndryshim të kufijve, se hartat dhe skicat janë gati mbi tavolinë. Mos e dhashtë Zoti, por këtu Zoti nuk ndihmon asgjë. Këtu ndihmon vetëm dëshira dhe dashuria për atdhe a që të mos shkojë dëm.

Kjo sipas deklaratave të Hotit as që do të ndodhë, por ai e ka përpara gjarprin me zile i cili edhe mund ta kafshoi nëse Hoti nuk i mbledhë mendët, sepse është i kontrabanduar nga ai.

Pra, në këtë gjendje pandemie dhe kaosi në Amerikë çdo gjë është e mudshme, nëse Hoti i qëndron besnik premtimeve të tij se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, anipse stuhija i është afruar te dera, zor është me e largu kur bëhet vonë.

Andaj kur të bëhet vonë mos bërtitëni as më zë të ulët,e as me zë të lartë: "I CANNOT BREATHE".

Mbetet të shihet, kjo për Hotin dhe LDK pas të gjitha atyre katrahurave që i bënë LDK. Kjo do të ishte për ta të mbetesh në skenën politike apo të zhdukjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat