Ftesa e Grenellit, vjen thirrja për krerët e vendit: Duhet ta shfrytëzojnë ketë mundësi historike

Politika

Ftesa e Grenellit, vjen thirrja për krerët e vendit: Duhet ta shfrytëzojnë ketë mundësi historike

Nga: N. H Më: 17 qershor 2020 Në ora: 22:44
Richard Grenell dhe Hashim Thaçi

I emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, njoftoi se qeveritë e këtyre dy vendeve janë pajtuar që të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, pasi palët janë pajtuar që t'i heqin pengesat për dialog.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell tha se Serbia u pajtua që të pezullojë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe Kosova u pajtua të pezullojë përpjekjet për t'u anëtarësuar në mekanizma ndërkombëtarë.

Njohësi i ekonomisë në vend, Mustafë Kadriaj, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se Kosova më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë duhet të shfrytëzojë ketë mundësi historike.

Image
Mustafë Kadriaj

“Lidershipi i Kosovës duhet të shfrytëzojë ketë mundësi historike e cila do jetë përmbyllja e shtetësisë së Kosovës dhe sigurimi i ulëses në OKB dhe në këtë rast është jetike për Kosovën të jetë proaktive për vazhdimin e bisedimeve. Se e do të ketë marrëveshje, dhe sa duhet t’i beson lidershipi i Kosovës, vlerësojë që në këtë rast Kosova e ka të qartë përkrahjen edhe besimin që ka në administratën amerikane dhe si rezultat i këtij besimi ne kemi arritur këtu ku jemi, përndryshe çdo sjellje kryeneçe e lidershpit tonë dhe e forcave politike në vend do jetë dekadencë për të ardhmen e Kosovës”, është shprehur Kadriaj.

Tutje, eksperti i ekonomisë thekson se por meqë tani pjesë e bisedimeve janë SHBA-të ne nuk kemi arsye për të dyshuar dhe kundërshtuar.

“Lidershipi i Kosovës duhet të ketë të qartë që epilogu i bisedimeve ka kompromise, por meqë tani pjesë e bisedimeve janë SHBA-të ne nuk kemi arsye për të dyshuar dhe kundërshtuar sepse çlirimi dhe shtet-ndërtimi i Kosovës është si rezultat i mbështetjes së këtyre të fundit, njëherit pres që përveç përmbylljes me marrëveshje finale njëherit Kosova do përfitojë përkrahje financiare si anëtar i ri i OKB-së dhe me automatizëm anëtare e të gjithë organizatave si ekonomike dhe të sigurisë në nivel ndërkombëtar”, ka deklaruar eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat