Analisti politik thotë se fundi i dialogut Kosovë-Serbi, tashmë dihet

Politika

Analisti politik thotë se fundi i dialogut Kosovë-Serbi, tashmë dihet

Nga: H.O. Më: 17 qershor 2020 Në ora: 22:51
Arkiv

Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Zogaj, thotë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisē është një e keqe e domosdoshme, që duhet të ndodh, sepse, Kosova duhet ta kurorëzoj shtetin e vet të lirë dhe të pavarur, në tokën e vet etnike.

“Pra  e drejta gjeografike, historike dhe hyjnore janë në anën e Kosovës, prandaj Kosova në bisedime nuk ka pse shkon e shqetësuar! Gjithçka është plotësisht e njohur dhe e përcaktuar, me hapësirën territoriale dhe kufirin aktual, të Republikës së Kosovës të pranuar ndërkombëtarish, duhet të jenë të panegocueshëm! Duke qenë se ky është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës, që po e përkrah edhe bashkësia ndërkombëtare, fundi i dialogut është qartë i ditur! Normalisht që Serbisë nuk i konvenon, prandaj ish okupatorët e Aleksanar Vuçiqit përmes deklaratave përpiqen të kalkulojnë me publikun e tyre dhe miqtë e tyre të origjinës, duke u shtirrur se po u cënohen të drejtat në Kosovë! Kjo është farsë e politikës serbe, e cila po vajton sepse, nëse shqiptarët do të dinë ta bëjnë si duhet shtetin e Kosovës, Serbia ka me heq dorë nga të gjitha trojet etnike shqiptare, sepse, e dinë se, toka dhe qielli deri te Nishi i sotëm, gjaku i shqiptarëve ende nuk është tha! Ky është shqetësimi i Serbisë, e cila të vetmen shpresë e ka te mosuniteti i shqiptarëve dhe hardallishet e partive politike që për pushtet po e shkelin interesim kombëtar”, vlerëson Zogaj./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat