Zbulohet çfarë është gati për marrëveshjen Kosovë-Serbi, paralajmëron profesori se çka mund të ndodhë me Kosovën

Politika

Zbulohet çfarë është gati për marrëveshjen Kosovë-Serbi, paralajmëron profesori se çka mund të ndodhë me Kosovën

M.H Nga M.H Më 18 qershor 2020 Në ora: 14:03
Thaçi dhe Vuçiq

Takimi i cili do të mbahet me 27 qeshor në Uashington për të dialoguer Kosova me Serbinë ka ngjallur reagime përsëri të mëdha se çfarë mund të ndodhë në atë takim dhe a mund të gjendet një zgjidhje pa e dëmtuar Kosovën.

Për këtë takim i cili do të mbahet në Uashington, Hoti ka ftuar që gjatë ditës së sotme të takohen me liderët partika me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë.

Të papranishëm qenë LVV dhe PDK, duke u larguar më pas edhe Haradinaj nga takimi.

Në lidhje me këtë temë profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që Kosova është e rrezikuar në lidhje me këtë takim pasi sipas tij po ka dekalrata që atje janë gati marrëveshjet e hartat që do e ndajnë Kosovën.

Mënyra e vetme për ta ndaluar këtë është nëse Hoti nuk pajtohet me Thaçin dhe Vuçiqin mirëpo që çdo gjë është e mundshme nëse Hoti nuk i qëndron besnik premtimëve të tij.

Image
Binak Maxharraj

“Këtu në Kosovë lidhur me këtë takim po ka lakime të ndryshme deri te ajo se do të arrihet një marrëveshje e cila nuk e dëmton Kosovën,e as teritorin e saj,por edhe më shumë ka lakime e deklarata se atje në DC çdo gjë është gati, është pergatit midis Thaçit e Vuçiqit nepër skuta të errëta se ka pajtim për ndryshim të kufijve, se hartat dhe skicat janë gati mbi tavolinë. Kjo sipas deklaratave te Hotit as që do të ndodhë, por ai e ka përpara gjarpnin me zile i cili edhe mund ta kafshoi nëse Hoti nuk i mbledhë mendet, sepse është i kontrabanduar nga ai. Pra,në këtë gjendje pandemie dhe kaosi në Amerikë çdo gjë është e mudshme, nëse Hoti i qendron besnik premtimëve të tij se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, anipse stuhija i është afruar te dera, zor është me e largu kur bëhet vonë”, përfundoi Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat