“Kosova në Ballkan është fëmiu i SHBA-së”

Politika

“Kosova në Ballkan është fëmiu i SHBA-së”

Nga: D.B. Më: 18 qershor 2020 Në ora: 14:49
Foto Ilustrim

Pas Pavarësisë së Kosovës suksesi më i madh politik e diplomatik i elitës politike të Kosovës do jetë dialogu në mes dy shteteve Kosovë-Serbi që do mbahet më 27 qershor në Uashington nën udhëheqjen e përfaqësuesit amerikan Grenell.

Njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi ka thënë për gazetën “Bota sot” se ajo që na gëzon më së shumti është se ky dialog për njohjen reciproke e të dy shteteve ballkanike mbahet në shtetin më meritor për popullin e Kosovës, në SHBA, iniciatoria e parë, themeluesja e Republikës së Kosovës, shpëtimtarja e qytetareve të Kosovës ndaj agresioneve serbe.

Image
Sulejman Mehazi

Ai ka thënë se nuk duhet frikësuar, por duhet gëzuar këtij dialogu në Uashington, për shkak se do jetë në të mirë të Kosovës e kurrsesi në dëm të saj.

“E them këtë pasi politika gjeostrategjike ballkanike e amerikaneve është në dobi të qytetareve të Kosovës e jo të asaj serbe-ruse. Kosova në Ballkan është fëmija i SHBA-së që ngadalë është duke e rritur në një shtet të vogël amerikan në Evropë. Tanimë elitës politike të Kosovës si ka mbetur gjë tjetër vetëm te bashkonte forcat e të nisen në Uashington me strategjinë e përbashkët për njohjen e Kosovës nga Serbia’, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat