Paralajmërimi i rrezikshëm për Kosovën nga eksperti i Sigurisë: Është shumë e rrezikshme nëse Kosova nënshkruan këtë kërkesë të Serbisë

Politika

Paralajmërimi i rrezikshëm për Kosovën nga eksperti i Sigurisë: Është shumë e rrezikshme nëse Kosova nënshkruan këtë kërkesë të Serbisë

Nga: N.Sh. Më: 18 qershor 2020 Në ora: 15:29
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

27 qershori mund të jetë një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë.

Në këtë datë, mund të nënshkruhet marrëveshje tashmë e shumëpërfolur dhe historike ndërmjet dy shteteve në Shtëbinë e Bardhë me ndërmjetësimin e Amerikës.

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen po këtë datë në SHBA, mirëpo mbetet ende sekret se çfarë mund të bisedojnë apo të nënshkruajnë në marrëveshjen e tyre.

Eksperti i sigurisë, profesori Avni Islami në një prononcim për gazetën “Bota sot”, pohon se, pas paralajmërimit të takimit në Shtëpinë e Bardhë nga ana e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe të kryeministrit dhe nga përfaqësuesit e Serbisë, presidentit Aleksandër Vuçiq dhe Bernabiq është mjaftë e paqartë se çfarë do të ndodh atje.

Image
Avni Islami

Sipas tij, të gjithë zyrtarë, analist dhe opinioni i përgjithshëm në Kosovë është duke e pritur me padurim dhe të njëjtën kohë me ankth se çka do të ndodh me 27 qershor.

“Pra janë duke qarkulluar modalitete të ndryshme të bisedimeve por zyrtarisht ende nuk dihet asgjë se çfarë do të ndodh dhe se çfarë do të bisdojnë rreth marrëveshjes së mundshme në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se nëse në këtë marrëveshje nënshkruhet ajo që ka kërkuar Serbia, pra Asociacionin e Komunave Serbe me kompetenca të shtuara do të jetë shumë e rrezikshme për Kosovën.

“Pala serbe dihet tashmë botërisht se ka kërkuar Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë me kompetenca të shtuara ose me ingerenca shtetëroree cila do të ishte jazhtëzakonisht e rrezikshme dhe në një mënyrë Kosova nuk do ta kontrollonte atë territor, Kosova nuk do të kishte kompetencë shtetërore mbi atë Asociacion dhe faktikisht nëse pala e Kosovës e pranon aë marrëveshje me ato kompetenca të cilat i ka kërkuar Beogradi zyrtar del të jetë se shteti i Kosovës do të jetë jofonksional dhe kësisoi shteti i Kosovës do të jetë me shumë probleme të krijuara nga ata të cilët do ta krijojnë Asociacionin duke u dirigjuar nga ana e Serbisë”, pohon Islami.

Tutje Islami shprehet se, nëse kjo ndodh atëherë populli i Kosovës nuk do ta lejon që mbrendja Republikës së Kosovës të ketë eksteriotorialitet.

“Kështu që, unë besoj që përfaqësuesit e Republikës së Kosovës të cilët na përfaqësojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra në Shtëpinë e Bardhë nuk do të lejojnë, por edhe vet Bashkësia Ndërkombëtare nuk do të lejon që shteti i Kosovës të jetë jofunksional sepse fundja SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë ata që kanë investuar më tepër që 20 vite që Kosova të jetë shtet i pavarur, sovran dhe neutral në mënyrë që të gjithë ata  që jetojnë në Kosovë të jetojnë dinjitetshëm dhe të i kanë të drejtat e barabarta pavarësisht se cilit nacionalitet i takojnë, por nëse Administrata amerikane lejon një gjë të tillë ndoshta do të jetë e pashmangshme sepse  edhe nëse e nënshkruajnë një marrëveshje të tillë krerët e Kosovës, pra kryeministri dhe presidenti aktual, populli i Kosovës nuk do të lejoj që të ketë eksteritorialitet bernda Republikës së Kosovës në mënyrë që ata ta bëjnë Kosovën shtet jofunksional dhe secili të merr vendime krye në vete”, përfundon Avni Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat