Takimi 27 qershorit në Uashington, Berisha tregon se a do të ketë ndarje të Kosovës

Politika

Takimi 27 qershorit në Uashington, Berisha tregon se a do të ketë ndarje të Kosovës

Nga: A.M. Më: 18 qershor 2020 Në ora: 17:43
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Me 27 qershor pritet të mbahet takimi Kosovë-Serbi në Uashington, në të cilin është paralajmëruar se mund të arrihet marrëveshja finale ndërmjet këtyre dy vendeve.

Lidhur me këtë çështje, politologu Ejup Berisha, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se duhet të flasin përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe  presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nëse do të ketë korrigjim të kufijve.

“Në opinion po flitet se më 27 qershor pritet të mbahet një takim i rëndësishëm mes Kosovës dhe Serbisë ku sipas disa analizave pritet të arrihet ndonjë marrëveshje finale për ndarjen apo me zhargonin e Presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve. Se a do të ndodh një gjë e tillë për këtë çështje duhet të flasin përfaqësuesit amerikan e  më i detyruar duhet të jetë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ky pra është i detyruar ta thotë realitetin kundrejt qytetarëve të Kosovës sepse ky edhe paguhet shumë shtrenjtë për këtë çështje”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, është shprehur se për shqiptarët ndarja e Kosovës duhet të jetë e papranueshme dhe e ndaluar.

“E sa i përket mundësisë për ndarje të Kosovës derisa ekziston territori i Republikës së Kosovës dhe insistimi dhe interesi i dikujt që atë ta ndaj atëherë ndarja është e pashmangshme, për neve si shqiptar kjo çështje duhet të jetë e papranueshme dhe e ndaluar”, ka deklaruar Berisha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat