Ish këshilltari i Kurtit tregon epilogon e një marrëveshjeje të mundshme Kosovë-Serbi më 27 qershor në SHBA

Politika

Ish këshilltari i Kurtit tregon epilogon e një marrëveshjeje të mundshme Kosovë-Serbi më 27 qershor në SHBA

Nga: D.RR Më: 19 qershor 2020 Në ora: 18:50
Presidenti i Serbisë, Aleksandë Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ish këshilltari i ish kryeministrit Kurti, Driton Tali, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, mund të arrihet më 27 qershor në ShBA.

Tutje Tali mendon se kryeministri Hoti në ShBA do të shkojë, siç thotë ai, për t’ia mbajtur çantën dhe këmishat presidentit Thaçi.

Në kushte normale, me politikanë normalë dhe të përgjegjshëm, në këtë periudhë kohore kaq të shkurtër, nuk do të mund të arrihej as ndonjë marrëveshje e rëndomtë se lere më ndonjë marrëveshje e rëndësisë primare. Por, pasi që kemi të bëjmë me politikanë jo normalë, gjykuar nga sjelljet e z Thaçi në kohën e fundit që thënë më së buti janë të çregulluara-jonormale, atëhere nuk është për t'u çuditur fare nëse arrihet marrëveshja përfundimtare, me këtë 27 qershor. Pastaj, kësaj shtoja edhe personalitetin e "kryeministrit Koti", i cili aty është veç për t'ia mbajtur çantën dhe sakon e (tri) këmishat z.Thaçi, dhe për asgjë tjetër. Pra thënë ndryshe tërësisht i papërfillshëm”, u shpreh Tali.

Image
Driton Tali

Ai thotë se epilogu i marrëveshjes Kosovë-Serbi do të përfundojë me humbje territori për Kosovën.

“Sa i përket epilogut (nëse marrëveshja arrihet) gjykuar nga deklaratat e shumta që z Thaçi dhe z Vuçiq i kanë dhënë tash e sa kohë, atëhere çfarë mund të pritet pos humbje të territorit. Dhe jo vetëm aq, por edhe rezervat e shumta me xehe dhe minerale së bashku me Liqenin e Ujamanit. Mirëpo, opinioni duhet ta dijë se kjo sagë nuk do të përfundojë me kaq. Serbia, pastaj do të insistojë që komunat e banuara me serbë, të cilat do të ngelin kësaj anës së Ibrit, të kenë një "Zajednicë" me kompetenca ekzekutive dhe Kishat eksterritorialitet”, theksoi ish këshilltari i Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat