A po përçahet përfundimisht LDK? Edhe juristi i njohur thotë se Vjosa Osmani duhet të shkarkohet!

Politika

A po përçahet përfundimisht LDK? Edhe juristi i njohur thotë se Vjosa Osmani duhet të shkarkohet!

Nga: G.B Më: 20 qershor 2020 Në ora: 15:36
Vjosa Osmani

Anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së kanë filluar votimin për përjashtimin ose jo të nënkryetares së partisë, Vjosa Osmani, nga kjo pozitë dhe nga ajo si anëtare e kryesisë së LDK-së.

Kjo vjen pas kërkesës së kryetarit të partisë Isa Mustafa, ku vendin e Osmanit do ta zë Avdullah Hotit.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani ka thënë për gazetën "Bota sot" se kjo do të duhej të ndodhë sepse votimi kundër partisë përbën shkelje disiplinore.

Image
Blerim Burjani

"Kjo do të duhej të ndodhë, fatkeqësisht edhe të jesh anëtar i partisë edhe të votosh kundër partisë tënde përbën shkelje të rëndë disiplinore apo edhe kundër programit dhe angazhimit partiak pa marrë parasysh se për çfarë motivi bëhet fjalë", është shprehur ai.

Sipas tij, mendimi ndryshe mund të jetë por jo edhe votimi, andaj LDK duhet të vendosë për të.

"Mendimi ndryshe mund të jetë por vendimi jo, votimi kundër partisë që i takon është problematike dhe përbën shkelje statutare, komisioni statutor i LDK do të duhej të shqyrtojë rastin e tyre pastaj Këshilli të vendos", ka deklaruar Burjani për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat