"Kur LDK-ja kishte nevojë për vota, e kishin Vjosa Osmanin, dhe e gjithë kryesia e LDK-së rrinin nën hijen e saj e të heshtur"

Politika

"Kur LDK-ja kishte nevojë për vota, e kishin Vjosa Osmanin, dhe e gjithë kryesia e LDK-së rrinin nën hijen e saj e të heshtur"

Nga: A.SH Më: 20 qershor 2020 Në ora: 21:51
Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, të shtunën kishte propozuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe kryesisë së këtij subjekti politik.

Mustafa, përmes një letre drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ka kërkuar votimin për shkarkimin e Osmanit.

Dhe tashmë, Vjosa Osmani është shkarkuar nga pozitat e LDK-së. Mirëpo, këtë vendim e kanë kundërshtuar disa nga anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E, në lidhje me këtë profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim pët "Bota sot", ka thënë se, ky votim është pritur që me kohë nga ana e kryesisë qenderore e LDK-së.

"Votimi për shkarkimim e Vjosa Osmanit është pritur që me kohë nga ana e kryesisë qendrore e LDK-së, kur LDK-ja kishte nevojë për vota, e kishin aty Vjosa Osmanin, dhe e gjithë kryesia e LDK-së rrinin nën hijen e saj e të heshtur, pas zgjedhjeve kur rezulltatet e LDK-së në krye me Vjosën dolën të shkëlqyera, Isa e të tjerë të LDK-së dolin nga prapaskena e mënjanuan Vjosën duke e shpallur si kundërshtare e principeve të LDK-së deri në armiqësi partiake. Këtu u vërejt se qëllimi i LDK-së ishte pushteti e jo Vjosa Osmani. Këtë qëllim qeveritar LDK-ja e mbërrini dhe e realizoi, një, me anë të mocionit duke eliminuar Albin Kurtin, dhe dy, njëkohësisht Vjosa Osmanin duke e shpallur si të papërgjegjshme e si e padëgjueshmja e partisë së LDK-së", shprehet Mehazi.

Ai me tej shton se, LDK ka përdorur principet e hekurta politike të Vjosa Osmanit, por shfrytëzuan edhe dobësitë politike të Albin Kurtit, për të marrë e pushtuar qeverinë e Kosovës.

"LDK-ja duke përdorur principet e hekurta politike të Vjosa Osmanit, mjeshtërisht e dinakërisht jo që eliminuan Vjosën, por shfrytëzuan edhe dobësitë politike të Albin Kurtit, për të marrë e pushtuar qeverinë e Kosovës. Pra, LDK-ja sakrifikoi Vjosën për të marrë qeverinë, kështu që Vjosa u bë kurban i qeverisë se LDK-së", përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat