Mbajtja e zgjedhjeve në komuna me shumicë serbe, analisti: Do të duhej të vlenin rregullat e njejta– ka disa fjalë edhe për dialogun

Politika

Mbajtja e zgjedhjeve në komuna me shumicë serbe, analisti: Do të duhej të vlenin rregullat e njejta– ka disa fjalë edhe për dialogun

Nga: A.SH Më: 21 qershor 2020 Në ora: 20:40
Hashim Thaçi, Aleksandar Vuçiq

Për shkak të pandemisë, në Kosovë janë shtyrë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të dy komunave, të Podujevë dhe asaj të Mitrovicës së Veriut.

E, sot nën monitorimin e OSBE-së, në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë po mbahen zgjedhje parlamentare të Serbisë.

Në lidhje me këtë, analisti politik Leon Dunahaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, organizimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, është bërë me kërkesën dhe vendimet ndërkombëtare dhe është organizuar dhe monitoruar nga OSBE.

“Nëse çështja shikohet nga konteksti i zhvillimeve politike ndër vite në Kosovë, atëherë mund të konstatohet që organizimi i zgjedhjeve të Serbisë edhe në territorin e Kosovës, nuk përbën ndonjë lajm të ri, apo.diçka të jashtëzakonshme.
Organizimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, është bërë me kërkesen dhe vendimet ndërkombëtare dhe është organizuar dhe monitoruar nga OSBE”, ka thënë Duhanaj.

Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve në kohë pandemie është tejet diskutabile dhe se duhet të vlejnë rregullat e njëjta siç vlejnë edhe për shqiptarët.

“Në anën tjetër, nëse e analizojmë zhvillimin e tyre nga këndvështrimi i situatës me pandeminë, mbajtja e tyre është tejet diskutabile. Në kushte normale, do të duhej të vlenin rregullat e njëjta siç vlejnë edhe për shqiptarët. Megjithatë, duhet shikuar nga konteksti i situatës në rrafshin e politikës së jashtme, përkatësisht pritjes së vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, i cili do të mund të pengohej nga një pengesë e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve”, shprehet ai.

Më tej shton se, dialogu duhet të shihet si një proces drejt avancimit të shtetësisë së Kosovës dhe duhet të trajtohet me prioritet.

“Mendoj që dialogu duhet të shihet si një proces drejt avancimit të shtetësisë së Kosovës dhe, si i tillë duhet të trajtohet me prioritet, ku vendimet me karakter specifik, duhet të trajtohen në mënyrë të veçantë. Në anën tjetër, edhe zërat kundërshtues në disa raste nuk janë të arsyeshëm, pasi që siç e dimë ne para pak kohe kemi patur gjëndje të jashtëzakonshme të shpallura nga shteti serb dhe, që i kemi pranuar si të mirëqena.
Por kësaj edhe organizimi i zgjedhjeve, nuk është me i rrezikshëm se sa organizimi i protestave dhe agjentëve”, përfudnon Duhanaj për Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat