Vjosa do të kthehet edhe më e fortë, për t’i larguar komunistët nga kapja e LDK-së

Politika

Vjosa do të kthehet edhe më e fortë, për t’i larguar komunistët nga kapja e LDK-së

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 22 qershor 2020 Në ora: 15:05
Vjosa Osmani

Përplasjet në mes të Vjosa Osmanit dhe Isa Mustafës arritën kulmin të shtunën që po lëm pas, me inatin që përfshiu fund e kokë kryetarin aktual të LDK-së. Vjosa Osmani është ngritur në karrirën e saj politike për shkak të qëndrimeve të forta anti PDK, anti Hashim Thaçi. Një antagonizëm i tillë brenda LDK-së ka munguar që nga vdekja e themeluesit të saj Ibrahim Rugova, me votuesit e LDK-së që në gjenezë të tyre janë anti PDK. Këtë formulë Vjosa e ka përdorur shumë mirë duke arritur të mbledh rreth vetës vota, që nuk ishin mbledhur nga asnjë kandidat i LDK që nga 2006, kur ndërroi jetë dr.Rugova. Një formulë e tillë e suksesit do të duhet të ishte shëndrruar në model nga komplet LDK, që realisht do të kthehej në gjenezën e saj.

Fatkeqësisht LDK, që nga vdekja e Ibrahim Rugovës nuk ka arritur të ruaj profilin e saj, shpesh duke tradhëtuar elektoratin e saj, diçka që ka ndikuar në rënien e saj. Modeli i Vjosës bëri që kjo parti në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 të merrte votat që nuk kishte marrur që nga 2004. Thonë që shqiptari të fal të gjitha por jo suskesin, e përligjur më së miri të shtunën që lam pas. Shkarkimi i njeriut më të votuar në parti, për shkak të parimeve të saja, e të cilat janë ato mbi të cilat zonja Osmani ka fituar simpati tek populli është vetëvrasje për LDK. Propozimi i Isa Mustafës për të shkarkuar Vjosën nuk është për tu habitur, nisur nga profili komunist i Isës, më tepër më habitin servilët e shumtë që janë në këtë parti, që për të ruajtur vendin e tyre të punës kanë votuar pro shefit dhe kundër vlerës.

Një dukuri alla shqiptare që zgjedh servilizmin përballë dinjitetit. Edhe Vjosa ndodhet në vështirësi, mes shume dilemava që përflitën për të ardhmën e saj, me preferencat e mija që të rri si anëtare e thjeshtë në LDK, duke pritur momentin për të larguar këtë kastë të stërvjetëruar politike nga pushteti. Me qytetarët pas, asgjë nuk është e pamundur që Vjosa të merr kreun e LDK-së, për të kthyer këtë parti përsëri në ditëtë e lavdishme, me dinjitetin dhe parimet, si moto kryesore të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat