27 Qershori do jetë ditë historike për Kosovën

Politika

27 Qershori do jetë ditë historike për Kosovën

Nga: D.B. Më: 22 qershor 2020 Në ora: 15:42
Thaçi dhe Grenell

Takimin më 27 qershor në Uashington në Shtëpinë ë Bardhë ë lajmëroi Riçard Grenell pasi Presidenti Hashim Thaçi më 3 qershor konfirmoi Kryeministrin e ri Avdullah Hotin në vend të Albin Kurtit.

Para disa ditëve përfaqësuesi amerikan Grenell tha se dialogu Kosovë-Serbi do këtë dy faza marrëveshjesh, faza ë parë, ajo ekonomike, që do mbahet më 27 qershor në Uashington, në prezencën ë presidenti Tramp, faza ë dytë, ajo politikë, që do mbahet më vonë në kryeqendrat e Evropës.

Në lidhje më këtë njohësi i çështjeve politikë profesor Sulejman Mehazi ka thënë se më 27 qershori, do jetë fillimi i dialogut ekonomik bilateral për njohjen ë Kosovës nga Serbia, kurse arritja ë njohjes përfundimtarë politike do bëhet diku në qendrat kryesore të Evropës.

Sipas tij, iniciative nxitëse e fillimi të dialogut Kosovë-Serbi nisi në SHBA-në e dashur për shqiptarët, e do mbarojë në Evropë.

Image
Sulejman Mehazi

“Vlen të cekim se data e fillimit të dialogut 27 qershori që do mbahet në SHBA është simbolikë pozitive për Republikën Kosovës, kjo datë s'është rastësi, po shumë domethënëse për Kosovën, për shkak së një ditë më vonë, më 28 qershor 1389 është dita Vidovan, sipas serbeve, Dita e Shën Vitus, përkujtimi i Betejës së Fushë Kosovës midis ushtrive ballkanikë të drejtuar nga Car Llazari në të cilën morën pjesë Princër shqiptarë kundër ushtrisë Osmanë, luftë që përfundoi më humbjen ë forcave serbe, po më 28 maj është ekstraduar në Tribunalin ë Hagës edhe kasapi i Ballkanit, Millosheviqi. Logjika e dialogut pa prezencën ë përfaqësuesve evropian, Lajçak, nuk na jep të drejtën të konstatojmë se më 27 qershor në Uashington do arrihet marrëveshja përfundimtare e njohjes së Kosovës nga Serbia”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat