Nisin përplasjet e LDK’së me Kryeparlamentaren Osmani

Politika

Nisin përplasjet e LDK’së me Kryeparlamentaren Osmani

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 12:12
Vjosa Osmani

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi ka kërkuar që të përjashtohet nga seanca deputeti i VV’së, Artan Abrashi për përdorimin e fjalës “Koti” në referimin e tij për kryeministrin Avdullah Hoti.

Por, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se Administrata e Kuvendit nuk ka vlerësuar se mund të kërkohet mocion procedural për deputetin Artan Abrashi lidhur me këtë çështje.

“Sipas interpretimeve të Administrata e Kuvendit ka vlerësuar se nuk mund të kërkohet mocion procedural. Por në qoftë se mendoni se ka shkelje të rregullores ose të drejtave të deputetit mund ta dërgoni këtë çështje për interpretim në komisionin përkatës”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat