Mulliqi: Kush mund ta shpëtojë Kosovën nga kjo klasë politike?

Politika

Mulliqi: Kush mund ta shpëtojë Kosovën nga kjo klasë politike?

Nga: D.B. Më: 23 qershor 2020 Në ora: 15:18
Objekti i Qeverisë

Shpresa e fundit në Kosovë sërish kanë mbetur miqtë tanë evropian dhe amerikanë se do të na mbrojnë nga kjo klasë politike. Forcat neokomuniste në pushtetet e pas luftës me forcë janë duke i kthyer proceset mbrapa.

Kështu ka vlerësuar analisti politik i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se me ndonjë përjashtim që 20 vite po shohim deputet të njëjtë , shumë nga ta profitera, ministra hajna, e kështu më radhë deri në krye.

Image
Skender Mulliqi

"E them këtë pasi nuk kemi çka presim që në këtë vend të behët mirë, vec gënjeshtareve dhe manipulimeve se diçka të hairit nuk ofruan? Nuk kanë kulturë dhe moral politik e mos të flasim për kulturën e dialogut , tolerancës dhe debatit brenda partiak. Këta apatikë kurrë nuk i lan diferencimet ideo-politike. Madje pre e fundit ishte edhe Vjosa Osmani, e cila u shkarkua nga të gjitha postet në LDK-se. Nuk e ka bërë këtë punë Isa Mustafa për ti ruajtur parimet partiake, jam shumë i sigurt, por e ka bërë këtë shkarkim se nuk e duron rivalitetin partiak. Si nuk kanë fije turpi të lejojnë që partinë e formuar nga presidenti Rugova, ta dirigjon dikush tjetër! Struktura e lartë e LDK-së janë njerëz të interesit personal, janë njerëz që as nuk deshtën dhe as nuk kanë guxim ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin”, ka thënë Mulliqi.

Sipas tij, të tillët po e ndajnë pushtetin rregullisht me ata që po i qesin në kungull të kresë sa herë dhe kur po donë.

“Këta janë të fortë veç me gra, siç e tha edhe ne mes tjerash , Vjosa Osmani pas shkarkimit. Çdo popull i lirë duhet të qeveriset prej përfaqësuesish të denjë . Shqiptarët sikur kanë pranuar të mbesin skllav i egoizmave dhe i dëlirëve personale të grupeve të caktuara politike te interesit. E mbase kishte të drejtë Hobsi që i quante “krimba zorrësh”, të aftë të shkatërrojnë organizma të shëndosha e të brishtë. Demokracia po shndërrohet në një bashkësi të madhe organizmash koorporatiste, ku fuqia po zëvendëson ligjshmërinë”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat