Takimi në Bruksel, profesori jep një parashikim se çfarë do të ndodhë - Thaçit e Hotit s'u ka mbetur gjë tjetër përveç...

Politika

Takimi në Bruksel, profesori jep një parashikim se çfarë do të ndodhë - Thaçit e Hotit s'u ka mbetur gjë tjetër përveç...

Nga: A.SH Më: 23 qershor 2020 Në ora: 16:21
Avdullah Hoti dhe Hashim Thaçi

Të enjten do të mbahet takimi mes Kryeministrit Avdullah Hoti dhe Mirsolav Lajçak si i dërguar i BE-së, për dialogun Kosovë- Serbi.

Ky takim vije vetëm dy ditë para takimit në Uashington, përkatësisht në Shtëpinë e Bardhë.

Në lidhje me këtë profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, momenti politik më i vlefshëm është takimi i elitës politike të Kosovës me elitën politike të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë për njohje reciproke të dy shteteve fqinje Kosovë-Serbi.

“Pas Pavarësisë së Kosovës momenti politik më i vlefshëm është takimi i elitës politike të Kosovës me elitën politike të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë për njohje reciproke të dy shteteve fqinje Kosovë-Serbi. Për popullin e Kosovës nuk ka më mirë që ky dialog mbahet në Shtëpinë e Bardhë e nën përkujdesjen e Presidentit të SHBA-së Trump. Shteti i Kosovës është ndërtuar me shtyllat gjeostrategjike të amerikanëve, apo ndryshe të themi është fëmija i mikluar që Shtëpia e Bardhë do ta rrisë për ta bërë të fuqishëm e të pavarur në Ballkan. Prandaj dialogu që do mbahet në Uashington në mes Kosovës dhe Serbisë, kurrsesi nuk do ta dëmtojë Kosovën, përkundrazi ky dialog do ta ushqejë, frymojë e gjallërojë ekonomikisht Republikën e Kosovës njësoj sikurse prindërit për fëmijun e vet”, është shprehur Mehazi.

Ndërsa për takimin në Bruksel, profesori thotë se, takimi mes Hotit dhe Lajçak më shumë është takim koordinues dhe marrëveshje për dialogun e ardhshëm pas Shtepisë së Bardhë që do mbahet në Bruksel apo ndonjë vend tjetër evropian.

“Delegacionit të Kosovës në krye me Thaçin e Hotin s'u ka mbetur gjë tjetër përveç që të harmonizojnë qëndrimet e mos të lëshojnë pe para serbëve, pasi SHBA-ja është në anën e Republikës së Kosovës. Takimi i kryeministrit Hoti me Lajçakun në Bruksel para nisjes për në Uashington më shumë është takim koordinues dhe marrëveshje për dialogun e ardhshëm pas Shtepisë së Bardhë që do mbahet në Bruksel apo ndonjë vend tjetër evropian. Megjithatë, më shumë duhet dyshuar me qëndrimet evropiane në krye me Lajçakun, sesa me ato amerikane.”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat