Juristi: Kuvendi vend i zënkave e përplasjeve në mes të deputetëve

Politika

Juristi: Kuvendi vend i zënkave e përplasjeve në mes të deputetëve

Nga: G.B Më: 23 qershor 2020 Në ora: 21:14
Kuvendi i Kosovës

Përpos mungesës në seancën parlamentare, deputetët shpeshherë janë kritikuar për gjuhën që kanë përdorur në Kuvend.

Ata janë kritikuar për përplaset që kanë pasur mes vete, duke kaluar në gjëra personale, nga pikat e rendit të ditës të përcaktuara.

Kritika pati edhe për seancën e sotme.

Image
Blerim Burjani

E juristi Blerim Burjani, ka thënë për gazetën "Bota sot" se Kuvendi është institucioni më joefikas, vend i zënkave e përplasjeve në mes të deputetëve.

"Kuvendi i Kosovës është institucioni më jo efikas në shtet, në mungesë të dijes së deputetëve dhe mungesa e iniciativave për të marrë, ky institucion në tre mandatet e fundit është vend i zënkave, përplasjeve ndërmjet individëve më shumë se ndër partive, deputetët janë thjesht jo produktiv dhe shumica nuk kanë ndonjë sukses në fushën nga janë ardhur. Është fatkeqësi të dëgjohen zënkat në mes partive ose ndërmjet individëve të caktuar. Është absurd që të shpenzohet kohë dhe para për të mbajtur deputetë koti, nuk ka seriozitet kaherë në këtë institucion", është shprehur ai.

Sipas tij, deputetët duhet të debatojnë tema në interes të publikut, pasi nuk ka debate profesionale.

"Deputetet dhe Kuvendi duhet të debatojnë në temat në interes të veteranëve, vota e zgjidhjes për funksionimin e Fondit Shëndetësor, nxitjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik apo për reforma sociale. Dëshpërimi është në rritje, nuk ka debate profesionale, nuk ka debate për tema të caktuara", ka deklaruar Blerim Burjani për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat