“Gabimet” e Qeverisë Hoti

Politika

“Gabimet” e Qeverisë Hoti

Nga: A.M. Më: 23 qershor 2020 Në ora: 21:53
Qeveria e Kosovës

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, e cila ka pranuar që të mos aplikoj në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare.

Ai në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se Kosova është dashur që të kushtëzoi Serbinë.

“Gabimet e institucioneve tona nuk kanë të ndaluara pasi që ato kanë pranuar që të mos aplikoj në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare më arsyetimin së edhe  Serbia do t'a ndalë fushatën kundër njohjes së Kosovës arsyetimin banal nëse mund t'a quajmë kështu pas që ky ishte edhe arsyetimi i largimit të reciprocitetit dhe Taksës. Serbia nuk do t'a respektoj asnjë marrëveshje pasi që ajo po na kushtëzon në çdo proces duke ja humbur fuqinë e shtetit tonë, ku ne është dashur për të kushtëzuara atë pasi që ajo kusht e ka nga Gjermania rregullimin e raporteve me republikën e Kosovës për të vazhduar rrugën drejt BE-së”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Krasniqi është shprehur se mos aplikimi i Kosovës për anëtarësim do t'i kushtojë shumë Kosovës.

“Kosovës mos aplikimi anëtarësimit në organizatave ndërkombëtare, do t'i kushtojë shumë pasi që ne nuk kemi kohë për të humbur e mos përgjegjësia e liderëve politik dialogun na ka kthyer në bumerang duke i ulur nëpër tryeza pa përgatitur por si të verbër!..”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat