Riza Smaka: Ja kur do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

Politika

Riza Smaka: Ja kur do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

Nga: G.B Më: 24 qershor 2020 Në ora: 13:10
Riza Smaka

Pak ditë kanë mbetur deri në takimin që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë, ku do të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi.

Emisari special i SHBA-së për dialog, Richard Grenell ka thënë se nuk do të diskutohet për korrigjim të kufijve, e një gjë të tillë e ka thënë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Lidhur me këtë takim, profesori Riza Smaka, ka thënë për gazetën “Bota sot” se çështja Kosovë-Serbi është komplekse.

“Çështja kosovare- serbe është komplekse dhe jo e lehtë për tu absolvuar në një takim, qoftë ai në Washington. Temën e ndërsjellë të raporteve të ndërlikuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e afekton indoktrinimi nacional shovenist serb antishqiptar i investuar kundër çështjes shqiptare”, është shprehur ai.

Sipas Smakës, do të arrihet kontura e përgjithshme e strukturës se marrëveshjes politike si dhe dokument ekonomik financiar, duke shtuar se marrëveshja do të arrihet para fundit të vitit.

“Gjasat janë se do të arrihet kontura e përgjithshme e strukturës se marrëveshjes politike si dhe ndonjë dokument ekonomik financiar kombinuar me disa premtime të pritshme përkitazi me proceset integrative për të dy vendet. Konsideroj se para fundit të këtij viti do të arrihet marrëveshje politike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Riza Smaka për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat