Çfarë e pret Kosovën nëse pranon që të krijohet Mini-Shenzen-i?

Politika

Çfarë e pret Kosovën nëse pranon që të krijohet Mini-Shenzen-i?

M.H Nga M.H Më 24 qershor 2020 Në ora: 14:19
Richard Grenell

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell në një intervistë për media ka thënë se, është duke u përpjekur të krijojë Zonën Ekonomike Mini-Shenzen, duke iu referuar zonës së parë të veçantë ekonomike të Kinës.

Ai në këtë intervistë ka përmendur edhe marrëveshjen ajrore dhe atë hekurudhore që ishin nënshkruar në fillim të vitit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në lidhje me këtë temë profesori Binak Maxharraj u shpreh që krijimi i një zone të tillë ekonomike mund të jetë në dëm të Kosovës pasiqë Serbia domimon ekonomikisht dhe kjo mund të jetë një veprim i gabuar dhe i dëmshëm për vendin.

“Më 27 qërshor 2020 filloni takimi dialoguese midis Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Riçard Grenell. Para se të filloj takimi i së shtunës Grenell paska dhënë një intervistë për televizionin amerikan Neësmax i cili paska thanë se në takimin ne Uashtington do te përpiqemi për mundësin e krijimit të një zone ekonomike midis dy shteteve. Krijimi i një zone ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës është njësoi, por edhe është një mini-shengen i cili do te jetë i "madhë" për Serbinë dhe shumë "i vogël" për Kosovën sepse ekonomia e Kosovës nuk mund të ballafaqohet me atë të Serbisë, e cila do të dominoj ekonomikisht, pa kurrfare reciprociteti i cilin Grennell me qëllim edhe kërkoj nga Kosova ta ndjekë”, u shpreh Maxharraj.

Maxharraj thotë që kjo ide ka qenë edhe para dy vjete mirëpo që u refuzua dhe nuk gjeti përkrahje.

Image
Binak Maxharraj

“Po si është e mundur që të krijohet një zonë e lir ekonomike, kur nuk ekziston ndonjë zonë e lir e lëvizjes së njerëzve. Pranimi i këtij "mini-shengeni"siç thotë Grenell do të jetë një vetëvrasje për Kosovën, do të shndërrohet gati si koloni ekonomike e Serbisë. Kosova një iniciativë të këtillë e patë refuzuar edhe para dy vjetesh si projekt i nisur nga Vuçiq dhe Rama, por i cili nuk gjeti përkrahje as në Kosovë e as në rajon. Pra,delegacioni i jonë duhet të këtë kujdesë sepse nuk është e embël gjithëçka çfarë ofron Grenell”, përfundoi Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat