Ja pse është e pamundshme që Serbia ta njoh Kosovën

Politika

Ja pse është e pamundshme që Serbia ta njoh Kosovën

Nga: A.M. Më: 24 qershor 2020 Në ora: 22:18
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani ka thënë se Serbia sërish po shkel premtimin e vet për dalim të fushatës kundër Kosovës.

“Normal se Kosova ka nevojë për anëtarësim,  por se kjo periudhe vlerësohet të jetë kritike për dialogun andaj duhet të pajtohen palët njëra të mos kërkoj anëtarësim si Kosova ,ndërsa Serbia të ndal fushatën për çnjohje të Kosovës. Serbia sërish po shkel premtimin e vet për dalim të fushatës kundër Kosovës , kishte kërkuar nga Meksiko të mos  e njohe Kosovën. E kam përshtypjen se kot e ka SHBA dhe BE me Serbin”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka potencuar se kërkesa që një ditë  ta njoh Kosovën është e pamundshëm nga Serbia.

“Serbia ka fiks ide dhe qëllime nacionaliste që kurrë nuk heq dorë. Andaj kërkesa që një ditë  ta njoh Kosovën është e pamundshëm nga Serbia. Kjo bllokon zgjidhjen, bllokon historinë  dhe bllokon civilizimin  dhe e le konfliktin e ngrirë duke pritur rast historik tjetër, kjo është strategji okupatore ,dhe ideologji e rrezikshme. Veprimet e tilla gjithmonë i kanë pas mbretërit serb andaj ata që  e njohin mirë veprimet serbe ,kjo e bën të pamundur zgjidhjen”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat