“Gjykata Speciale u bë bumerang për vetë Thaçin e Kadri Veselin”

Politika

“Gjykata Speciale u bë bumerang për vetë Thaçin e Kadri Veselin”

Nga: D.B. Më: 25 qershor 2020 Në ora: 14:11
Veseli dhe Thaçi

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë dy të parët që do paraqiten në Gjykatën Speciale.

Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Nga ana tjetër dy ditë para se të nis dialogu Serbi-Kosovë në Uashington, ngrihet Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon Kryetarin e Kosovës Hashim Thaçin dhe Kryetarin e PDK-së Kadri Veselin për vrasjen e 100 personave shqiptarë, serbë e romë.

Në lidhje me këtë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi ka thënë për gazetën " Bota sot" se kjo s'është gjë tjetër vetëm se e qëllimshme, tendecioze e degraduese jo vetëm për Kosovën, por edhe mohimin e luftës së drejtë të UÇK-së.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, dy ditë para dialogut me Serbinë në SHBA të nxjerrësh aktakuza për kryetarin e Kosovës që do jetë prezent në Uashington vjen sikur armiku më i madh i këtij dialogu është vetë Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Politikisht kurrë nuk e kemi përkrahur Hashim Thaçin, po ja që dolën fjalët e disa politikaneve opozitarë në krye me Kurtin, dhe të disa analistëve të cilët ishin kundër Gjykatës Speciale një nacionale në Kosovë, e Hashim Thaçi së bashku me mikun, bashkëluftëtarin e bashkëpartiakun Kadri Veselin në pushtet e përkrahën fuqishëm duke e votuar vetë ata këtë Gjykatë Speciale kundër shqiptareve e jo edhe ndaj serbëve të Kosovës. E tani kjo Gjykatë Speciale u bë bumerang për vetë Thaçin e Kadri Veselin. Nuk jemi kundër drejtësisë, drejtësia e bën të shëndetshme Republikën e Kosovës, por jemi kundër principeve të Prokurorisë Speciale që në momentin më të rëndësishëm të dialogut Kosovë - Serbi në Shtëpinë e Bardhë, akuzon Hashim Thaçin për t'ia humbur vlerën e dialogut delegacionit të Kosovës para Serbisë”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat