Zgjedhjet në Serbi, shënuan histori për shqiptarët

Politika

Zgjedhjet në Serbi, shënuan histori për shqiptarët

Edona Maqkovci Nga Edona Maqkovci Më 25 qershor 2020 Në ora: 14:52
Ilustrim

Të dielen me 21 qershor në Serbi janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme, ku shqiptarët e Kosovës Lindore “Alternativa Demokratike Shqiptare” në rezultatet preleminare të zgjedhjeve siguruan ulëse duke thyer çdo tabu dhe duke shënuar histori.

Ky rezultat u arritë përkundër faktit që disa shqiptarë atje nuk u lejuan të votojnë. Mirëpo këto ulëse ende nuk janë të siguruara 100%, pasi rezultatet mund të ndryshojnë, por që së paku dy deputetë shqiptarë do të jenë në Parlamentin serb.

“Ka kush i del Zot shqiptarëve në Preshevë”

Profesori dhe njohësi i çështjeve poltike Sulejman Mehazi pohon se, për së pari herë fuqishëm do dëgjohet zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë,

Sipas tij, partitë shqiptare në Kosovën Lindore le të bëhen shembull i gjithë partive politike, sidomos në Maqedoninë e Veriut, se vetëm me bashkiminë e forcave politike mund të dëgjohet zëri e të realizohen kërkesat e shqiptarëve si në Luginë ashtu edhe në RMV, e kurrsesi ndryshe.

Image
Sulejman Mehazi

“Fitorja deputetëve shqiptarë gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Serbi është një mundësi e mirë për t'u treguar serbëve se Kosova Lindore s'është e vetmuar e ka kush i delë zot në parlamentin e Serbisë, se atje poshtë në jug të Serbisë egziston goxha numër i madh shqiptarësh e që do i dalin zot vetevetes me anë të deputeteve të kësaj ane, dhe se qeveria serbe nuk do mund të luajë me këtë popullatë shqiptare të banuar në Kosovën Lindore. Pesha e deputetëve shqiptarë në parlamentin serb duhet te jete si e serbëve në Parlamentin e Kosovës. Të drejtat e serbeve në Kosovë me anë të katër uleseve të deputetëve shqiptarë duhet të transformohen me të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore”, përfundon ai.

Hertica: Shqiptarët kanë nevojë për unifikim

Analisti politikë Ali Hertica thekson se, rezultatet preliminare kanë treguar se partitë dhe bashkërendimi i veprimeve politike të subjekteve shqiptare, rezultateve dhe alternativave të forcës shqiptare, është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit shqiptar kudo që jetojnë, sepse vetëm uniteti është sukses ku jepnë rezultate pozitive drejtë realizimit të poltikave shqiptare në Kosovë Lindore.

Image
Ali Hertica

“Bashkimi i tyre është parakushtë për mbrojtjen dhe lartësimin e interesave të tyre në brendësinë e Serbisë, duke mbrojtur identitetin dhe të drejtën e tyre, që të jenë të barabartë me serbët duke mos u krsyer interesa partiake por të bashkuar dhe në përpjekje për t’a mbështetur koalicionin e Luginës së bashkuar, ku edhe tregoi rezultat të madh në shoqërin e Kosovës Lindore. Ky është një fuqizim i shqiptarëve në nivel qendror, dhe besoj që përmes këtij fuqizimi të synojmë të realizojmë interesat dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet Kosova Lindore”, pohon ai.

Sipas tij, përfaqësuesit e bashkuar treguan pjesëmarrjen në zgjedhje si parti të bashkuara dhe kanë vlerësuar si një të arritur të madhe të shqiptarëve.

“Shqiptarët e Kosovës Lindore kanë nevojë edhe më shumë për angazhim në këtë drejtim të unifikimit për një qasje politike të përbashkët në mbrojtje të interesave të shqiptarëve të Kosovës Lindore, dhe të kenë një unifikim të të gjitha partive politike shqiptare që është shumë i rëndësishëm për interesat e shqiptarëve dhe ky është një hap i rëndsishëm në drejtimin e duhur për forcimin e faktorit shqiptar në Preshevë”, potencon Hertica për “Bota sot”.

Mehmeti: Rast i vlotshëm të dëgjohet zëri i shqiptarëve në Serbi

Në anën tjetër, analisti politik Faton Mehmeti beson se shqiptarët nuk do të jenë vetëm numër në parlamentin e Serbisë.

Image
Faton Mehmeti

‘’Bashkimi bën fuqi, kjo sentencë u përligjë me bashkimin e shqiptarëve të Luginës. Për herë të parë shqiptarët atje do kenë nga 4 deputetë në parlamentin e Serbisë. Sa më i madh të jetë numri i shqiptarëve atje aq më shumë do të dëgjohet zëri i tyre. Mirëpo, shqiptarët duhet të hartojnë nje listë të përbashkët të çështjeve me interes për shqiptarët në Preshevë me rrethinë, në menyrë që të bëjnë kushtet më të mira për shqiptarët e Kosovës Lindore. Dua të besoj se shqiptarët nuk do të jenë vetëm numër në parlamentin e Serbisë por përfaqësues serioz, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve atje. Është rast i volitshëm për shqiptarët që zëri i tyre të dëgjohet si kurrë më parë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat