Riza Smaka flet për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit, tregon a duhet të jap dorëheqje presidenti

Politika

Riza Smaka flet për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit, tregon a duhet të jap dorëheqje presidenti

Nga: G.B Më: 25 qershor 2020 Në ora: 15:44
Riza Smaka

Reagime të shumta ka pasur që prej dje, kur u bë publike aktakuza nga Gjykata Speciale, ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Lidhur me këtë, profesori Riza Smaka, ka thënë për gazetën “Bota sot” se aktakuza është më shumë politike dhe juridike, duke shtuar se aktakuza është dashur t’i drejtohet gjykatës kompetente e jo publikut dhe aq më pak që ende nuk është konfirmuar ende nga gjykatësi referues.

“Aktakuza kundër z. Thaçi dhe z. Veseli më shumë del të jetë politike se sa juridike. Aktakuza juridikisht duhet t'i adresohej gjykatës kompetente e jo publikut, madje në momentin para dialogut politik kosovar - serb. Aq më parë kur aktakuza vetvetiu përmban karakter konfident dhe duhet t'i adresohet gjykatës e kurrsesi publikut të gjerë. Aq më parë kur aktakuza ende nuk është konfirmuar nga gjykatësi referues, i lëndës. Tek e fundit, çdo aktakuzë fillimisht është hipotezë e rrëzueshme "Praesumptione Legis Tantum"”, është shprehur Smaka.

Sa i përket asaj se a duhet të japë dorëheqje presidenti, proesori ka thënë se ai nuk do të duhej ta bënte tani, derisa të vendoset a është pranuar aktakuza, duke shtuar se mënyra e formulimit të aktakuzës është intrigante dhe e dëmshme.

“Presidenti Thaçi nuk do të duhej të dorëhiqej në këtë fazë të procedurës penale deri sa do të vendosej për tu pranuar aktakuza. Gjithsesi nëse nuk do të pranohej aktakuza, dorëheqja nuk do të vinte në trajtim, dot! Mënyra e formulimit të aktakuzës fillimisht është intrigante dhe e dëmshme për interesat politike të vendit tonë. Para miratimit të marrëveshjes për krijimin e kolegjeve prokuroriale e gjyqësore të specializuara kam pasur reaguar kundër me disa publikime dhe prononcime nga se natyra juridike e tyre ishte në kundërshtim me parimet themelore të së drejtës penale ndërkombëtare. Në vend të atyre kolegjeve të cilat disa i emërtojnë gabimisht si gjykatë speciale kanë dashur që në vendin tonë sipas rendit juridik të Kosovës të themelohej Prokuroria Speciale dhe Gjykata Speciale për krime lufte”, ka deklaruar Riza Smaka për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat