Deputeti i VV-së i bën thirrje Armend Zemaj që të ndërmarr masa

Politika

Deputeti i VV-së i bën thirrje Armend Zemaj që të ndërmarr masa

Nga: A.SH Më: 25 qershor 2020 Në ora: 20:29
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj me të marr postin ka liruar masat kufizuese për qytetarët.

Masat janë liruar thuajse të gjitha, mirëpo nga ana tjetër rastet me COVID-19 ditëve të fundit po rrinë me shifra të larta, plus disa vende evropiane Kosovën e kanë vendosur në listë të zezë.

Deputeti i VV-së dhe njëherit anëtar i Komisionit për Shëndetësi, Fitim Haziri, për “Bota sot” ka thënë se, edhe pse në disa vende të Evropës janë zbutur masat në luftën ndaj pandemisë, ato i kanë monitoruar dhe vlerësuar rezultatin e këtyre masave, ndërsa në Kosovë janë liruar masat dhe nuk është është vlerësuar rezultati i tyre.

“Shumë vende në Evropë i kanë zbutur masat kufizuese në luftën ndaj pandemisë Covid 19. Por njëkohësisht i kanë monitoruar dhe vlerësuar rezultatin e këtyre masave dhe në bazë të vlerësimeve shumë nga masat kufizuese janë rikthyer ne disa qytete të Evropës për shkak të përhapjes së virusit Covid 19. Vetëm në Kosovë janë marrë masa dhe nuk është vlerësuar rezultati i tyre”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Ai shton se, rritje të rasteve po ka çdo ditë dhe qeveria Koti siç e quan ai, me këtë rrugë që po ndjek po dërgon Kosovën në një kolaps të gjerë institucional qoftë shëndetësor.

Sipas tij, duke ditur kapacitetet shëndetësore, është koha që të merren masa, sepse jeta e njeriut është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.

“Për çdo ditë kemi rritje të numrit të personave të infektuar me Covid 19, ndërsa qeveria Koti vazhdon të bëjë lirimin e të gjitha masave të ndërmarra nga qeveria Kurti. Rrugën te cilën është duke e ndjekur kjo qeveri Koti, dërgon Kosovën në një kolaps të gjerë institucional qoftë shëndetësor, qoftë ekonomik ne te ardhmen. Janë shtuar testimet e personave por ky numër i testimeve nuk përkon me numrin e të infektuarve. Në qeverinë Kurti janë testuar deri te personi i 4-te i kontaktit, ndërsa qeveria Koti testimet e kontaktin i bënë te i 33-ti kontakt. Duke i ditur edhe kapacitetet shëndetësore është koha qe te merren masa, sepse jeta e njeriut është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, përfundon Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat