Kryeministri i parë shqiptar, a mund të ‘tronditë’ Maqedoninë?

Politika

Kryeministri i parë shqiptar, a mund të ‘tronditë’ Maqedoninë?

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 25 qershor 2020 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Një kryeministër shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Kjo është ideja të cilën e kanë propozuar Bashkimi Demokratik për integrim-BDI.

Tashmë, kjo parti ka propozuar para opinionit kandidatin e tyre për kryeministër i cili është Naser Ziberin. Ziberin pritet të kandidoj për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik.

Në Maqedoni tashmë zyrtarisht ka filluar fushata për këto zgjedhje të përgjithshme, por idenë për kryeministër të ri të Maqedonisë është pritur skepticizëm. Kështu deklarojnë ekspertët e çështjeve politike, për më tepër shprehen se kjo është dëshirë e kamotshme e shqiptarëve, por është e pamundur.

Mehazi e quan kampanjë zgjedhore propozimin e BDI-së

Image
Sulejman Mehazi

Profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se  propozimi për një kryeministër shqiptarë ka për qëllim kampanjën zgjedhore sesa e bërjes realitet.

“Propozimi i BDI-së për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut më shumë e ka qëllimin e kampanjës zgjedhore sesa e bërjes realitet, lehtë është të propozohet, por shumë rëndë të realizohet, edhe pse filozofia politike tregon se  çdo gjë është e mundshme, po këto mundësi behën realitete në shtetet demokratike me vetëdije të lartë e jo me popujt e Ballkanit të ushqyer me nacionalizëm të vrazhdë sikurse që janë serbët, grekët e maqedonasit. Kryeministër shqiptar mund të bëhet, një, vetëm nëse  partitë maqedonase, LSDM e VMRO marrin nga 50-55 deputetë e Ali Ahmeti për formimin e qeverisë do kushtëzonte partitë maqedonase me kryeministër shqiptar, dy, partia e BDI-së në pushtet t'ua jepte mirëqenien ekonomike shqiptarëve të ktheheshin në vendlindje e të votonin masovikisht e jo me zbrazje e largime masive të shqiptareve nga kjo republikë. Shumë më mirë do të ishte për BDI-në të premtonte rritjen e rrogave deri më 1500-2000 euro sesa kryeministër”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, profesori ka kritikuar BDI-në, duke thënë se  si mund maksimumi i 30 deputetëve shqiptarë të mund 90 deputetët maqedonas për t'u bërë kryeministër shqiptar

“Kurrë partia e BDI-së s'ka qenë më e paqartë gjatë kampanjës zgjedhore sikurse këtë herë me "kryeministrin shqiptar mistik të pa dukshëm, pa emër e mbiemër", disi ka humbur turuan e pa mëshirshëm është duke luajtur me popullatën shqiptare më Maqedoninë e Veriut. BDI-ja s'di çfarë kërkon, shkon aq lart duke u larguar prej votuesve me kryeministër të pamundshëm shqiptar. Si mund maksimumi i 30 deputetëve shqiptarë të mund 90 deputetët maqedonas për t'u bërë kryeministër shqiptar. Pastaj kur bëhet fjalë për shqiptarët partitë maqedonase lënë mënjanë armiqësitë politike e bëhen një kundër shqiptarëve.

Po çka se kryeministër i Shqipërisë është Edi Rama, e ka "kënaqur", po çka se Avdullah Hoti është kryeministër i Kosovës, e ka "kënaqur" fare”, ka thënë Mehazi për “Bota sot”.

“Kryeministri i parë shqiptar. Pse jo?”

Image
Ejup Berisha

Nërkaq, politologu Ejup Berisha në një prononcim për “Bota sot”, ka shpjeguar për “Bota sot”, se si shqiptarët në Maqedinin e Veriut e kanë pritur këtë inicativë të  BDI-së

“Po është e vërtetë se Bashkimi Demokratik për integrim-BDI këtyre ditëve këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka dal në opinion me propozimin e saj që këtu të zgjidhet një Kryeministër shqiptar. Ajo këtë ide po e promovon me sloganin Kryeministri i parë shqiptar. Pse jo?. Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se ka ardhur koha që posti i Kryeministrit si njëri prej më të lartëve dhe një prej më të  rëndësishmëve  në shtet për herë të parë në historinë e tij ti besohet një kandidati shqiptar. Kjo sipas sqarimeve të këtij subjekti politik do të ishte një mundësi ideale për arritjen e   barazisë së plotë të shqiptarëve me maqedonasit në shtetin e tyre të  përbashkët në RMV. Idenë në parim pa rezervë e kanë mbështetur anëtarët dhe simpatizantët e këtij subjekti politik gjë që një gjë dhe një qasje e tillë nga ana e tyre  është shumë reale dhe e arsyeshme. Idenë në parim e kanë pritur mirë edhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në këtë shtet. Por duhet thënë se një pjesë e konsiderueshme e tyre lidhur me idenë e Kryeministrit  të parë shqiptarë si propozim i  BDI-së kanë shprehur rezerva të caktuara. Ata pra në deklaratat e tyre fillestare kanë thënë se dyshojnë në sinqeritetin dhe gatishmërinë e  Bashkimit Demokratik për Integrim për realizimin e kësaj ideje.  Kjo sipas tyre duke e pasur parasysh faktin se BDI  edhe më parë ka premtuar dhe ka propozuar gjëra dhe ide të tjera të mëdha për realizimin e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve por në të shumtën e rasteve siç janë shprehur ata në radhët e këtij subjekti politik ka munguar vullneti, konsekuenca dhe konsistenca për realizimin e propozimeve dhe ideve të prezantuara në opinion. Komentuesve  neutral që i kanë shprehur rezervat dhe dyshimet lidhur me idenë në fjalë me arsyetime të ngjashme u janë bashkangjitur edhe subjektet rivale të BDI-së apo partitë opozitare shqiptare këtu të cilat kanë thënë se BDI përkundër faktit që ja 18 vite është  pjesë e pushtetit ekzekutiv edhe pse ka  premtuar dhe propozuar  shumë gjëra e ide për përparimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve shqiptarë dhe e njëjta ka pasur mundësi dhe hapësirë ti bëj këto gjëra ajo fatkeqësisht nuk i ka bërë të njëjtat gjëra apo nuk i ka realizuar premtimet e dhëna që në fakt kanë qenë obligime për këtë subjekt politik”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Siç vlerëson Berisha ideja për kryeministrin e parë shqiptarë është edhe një premtim parazgjedhor i BDI-së me të cilën kjo parti pret ti joshë votuesit shqiptar .

“Partitë opozitare shqiptare gjithashtu  duke e pasur parasysh faktin se Republika e Maqedonisë së Veriut ndodhet në periudhë të fillimit të fushatës parazgjedhore ku pritet që më 15 korrik këtu të mbahen zgjedhjet e parakohshme Parlamentare gjithashtu  konsiderojnë se  ideja për kryeministrin e parë shqiptarë është edhe një premtim parazgjedhor i BDI-së me të cilën kjo parti pret ti joshë votuesit shqiptar dhe me këtë edhe të grumbulloj sa më shumë vota në llogarinë e saj si pasojë e rënies drastike të rajtingut dhe besueshmërisë së saj te qytetarët shqiptar. Absolutisht kundër idesë së BDI-së për Kryeministrin e parë shqiptarë  janë shprehur dy partitë më të mëdha maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE duke i prezentuar idetë dhe qëndrimet e tyre se liderët e Partive të tyre  janë mandatarët e mundshëm,  potencial dhe  më serioz për Kryeministra të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut . Me këtë rast ato janë të sigurta dhe shumë të  bindura se pas mbajtjes së zgjedhjeve Parlamentare të 15 korrikut  partitë e tyre do të jenë fitueset absolute të procesit zgjedhor”, ka thënë Berisha për “Bota sot”.

Ai thekson se ideja e hedhur në opinion nga ana e BDI-së është një ide e kamotshme e popullit shqiptar që jeton në këtë shtet.

“Ata dhe subjektet e tyre të mëparshme politike PPD dhe PDSH disa herë e kanë diskutuar dhe promovuar në opinionin e këtushëm një ide dhe koncept të tillë por asnjëherë nuk e kanë marrë guximin që ta propozojnë dhe të këmbëngulin përmes arritjes së një konsensusi të përbashkët apo  dhe përmes ndërmarrjes së një aksioni të vendosur dhe  serioz edhe të tentojnë që ta realizojnë pengesë për realizimin e një kërkese dhe ideje të tillë sikurse edhe tani në situatën kur të njëjtën gjë po mundohet ta propozoj dhe promovoj BDI edhe më parë  kanë qenë Partitë e njëjta maqedonase të cilat edhe atëherë si sot  nuk kanë pranuar të flasin dhe të diskutojnë për të njëjtën kërkesë apo dhe ide të shqiptarëve”, ka potencuar Berisha për “Bota sot”.

A mund të zgjedhet kryeministri shqiptar?

Në fund, Berisha është shprehur se  ideja për Kryeministrin shqiptarë në aspektin praktik dhe real është e pa-arritshme për dy çështje.

 “Mendoj se BDI po mundohet që padrejtësisht  ta përvetësoj një ide të tillë duke e promovuar dhe prezantuar si ide të saj autentike gjë që është jo e drejtë dhe jo e saktë. Në aspektin praktik dhe real ideja për Kryeministrin shqiptarë është e pa-arritshme për dy çështje: E para është se për tu votuar një Kryeministër bashkë me programin dhe përbërjen Qeveritare që i propozon një mandatar për këto çështje nevojitet votimi i më së paku 61 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e dyta sipas zgjidhjeve të tanishme kushtetuese juridike Partisë që ka fituar më shumë vota në zgjedhjet Parlamentare apo liderit të kësaj partie nga ana e Presidentit të shtetit i besohet mandati për formimin e Qeverisë. Por BDI shpreson se ideja e saj për Kryeministrin shqiptar këtu do të realizohet përmes një konsensusi që do tu propozohet dhe do të duhej ta pranonin partitë maqedonase. Nga partia shqiptare shprehin bindjen se këto me këtë rast do të vetëdijesohen dhe do ta pranojnë propozimin e saj dhe se kjo do të jetë në të mirën dhe në interes të bashkëjetesës dhe përpjekjeve për arritjen e barazisë së plotë të qytetarëve që jetojnë në shtet”, ka përfunduar Berisha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat