Kelmendi: Presidenti Thaçi do të jap dorëheqje

Politika

Kelmendi: Presidenti Thaçi do të jap dorëheqje

Nga: E.B Më: 26 qershor 2020 Në ora: 13:59
Hashim Thaçi

Analisti dhe profesori universitar, Jeton Kelmendi, për “Bota Sot” ka komentuar ngritjen e aktakuzës nga Gjykata Speciale për presidentin Thaçi.

Ai është shprehur se ngritja e aktakuzës ndaj presidentit Thaçi nuk ka qenë lajm aspak i mirë për Kosovën.

Kelmendi ka thënë se edhe po të kishte shkuar presidenti në Uashington, Serbia nuk do të pranonte të ulet për bisedime me një të akuzuar.

“Ngritja e një aktakuze të mundshme ndaj presidentit Thaçi në kohën kur Kosova po përballet me zgjedhjen e problemit përfundimtarë me bisedimet me Serbinë, nuk ka qenë një lajm shumë I mirë për Kosovën sepse mediat më të mëdha botërore kanë shkruar se presidenti I Kosovës është akuzuar për krime lufte. Nga ky lajm presidenti ka refuzuar të shkojë në takim në Uashington, por edhe po të shkonte Serbia nuk do të pranonte sepse një njeri që është I akuzuar nuk pranohet te hyjë”, ka thënë analisti.

Image
Jeton Kelmendi

Tutje, Kelmendi ka shtuar se presidenti do të jap dorëheqje dhe se vendi nuk guxon të shkojë në zgjedhje për shkak se kemi një mbështetje të madhe të SHBA-ve.

“Unë besoj që presidenti Thaçi do të jap dorëheqje, por dorëheqja nuk do të pritet që do ta bëjë në momente të shpejta sepse Kosova pastaj do të katandiset nga veprimet abritare që do të mundet t’i merr kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani, si ushtruese detyre e presidentit. Osmani është dëshmuar mjaftë dekonstruktive sepse ka dal kundër partisë së vet dhe siç duket ajo e ka bë si mision që të I bëjë sa më shumë dëme Kosovës. Pra, presidenti Thaçi në koordinim me partitë tjera të organizojë që të zgjedhet një president konsensual dhe të përgatitet zgjedhjet pastaj të jep dorëheqje, në mënyrë që Vjosa Osmani të mos ta qoj vendin në zgjedhje në këtë kohë kur ne nuk na përshtatet sepse këtë momentum nuk e zë më asnjëherë të SHBA-së”, ka shtuar Kelmendi.

Gjithashtu, profesori Kelmendi, ka thënë se Presidenti dhe partitë e tjera duhet të organizojnë zgjedhjet për një president konsensual pastaj të jap dorëheqje.

“Presidenti Thaci në koordinim me partitë tjera të organizojë që të zgjedhet një president konsensual dhe të përgaditet zgjedhjet pastaj të jep dorëheqje, në mënyrë që Vjosa Osmani të mos ta qoj vendin në zgjedhje në këtë kohë kur ne nu ka përshtatet sepse këtë momentum nuk e zë më asnjëherë të SHBA-së”, ka përfunduar profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat