“Partitë shqiptare nuk i qëndruan besnik marrëveshjes së nënshkruar”

Politika

“Partitë shqiptare nuk i qëndruan besnik marrëveshjes së nënshkruar”

Nga: A.M. Më: 26 qershor 2020 Në ora: 14:57
Partitë shqiptare, Gent Cakaj

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka folur për marrëveshjen ndërmjet partive shqiptare të cilat së bashku morën pjesë në zgjedhjet e fundjavës së kaluar në Serbi.

Ai për “Bota sot” është shprehur partitë nuk i kanë qëndruar besnik marrëveshjes  e cila ishte “kumbara” ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

“Mjerisht, nuk i kanë ndenjur besnik Marrëveshjes së nënshkruar, e as ministrit Cakaj. Ekzistojnë dëshmi (video incizimet) e fushatave të tyre (me përjashtim të LPD dhe tubimit përmbyllës të APN në Bujanoc) në të cilat në asnjë moment nuk kanë ftuar për të përkrahur listën Lugina e Bashkuar. Nësmënyrë drastike ka qenë PD ajo që ka injoruar këtë listë. Paradoksale do të jetë që me gjithë atë bojkot, kjo parti, mund të ketë deputetin nëse ne e fitojmë mandatin e tretë”, ka deklaruar Kamberi në intervistën e dhënë “Bota sot” e cila pritet të botohet.

Ndryshe, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik janë partitë që  u bashkuan në “Alternativën Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat