Si ndodhi që Driton Bardheci të bëhet zëvendësministër i Kosovës?

Politika

Si ndodhi që Driton Bardheci të bëhet zëvendësministër i Kosovës?

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 26 qershor 2020 Në ora: 18:58
Driton Bardheci

Ditë më parë është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Driton Bardheci, nga AAK-ja.

Emërimi i Bardhecit ngjalli reagime të mëdha duke eskaluar edhe më shumë deri në publikimin e notës mesatare të tij. Sipas Organizatës Studim Kritikë Veprim, ky vendim është i papranushëm pasiqë Bardheci nuk ka përfunduar as studimet dhe nuk është i prirë të jetë në këtë pozitë.

“Driton Bardheci, është student i cili ende nuk i ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës dhe si student nuk e ka përgatitjen profesionale për detyrën që i është besuar. Me notë mesatare 6.8, një student zevendësministër vetëm e degradon më shumë sistemin arsimor në Kosovë”, shkroi Organizata Studim Kritikë Veprim në faqen e tyre zyrtare në facebok.

Reagimi i zv/ministërit Driton Bardheci

Nuk la pa reaguar as edhe zv/ministëri, Driton Bardheci, i cili përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare sqaroi se pse nuk ka arritur të ketë ende diplomen e tij.

“Për respekt ndaj opinionit publik, dua të sqaroj që për shkak të pandemisë COVID-19 është krijuar rregullore që kur paraqitet Punimi i Diplomës, të mbrohet pas 3 muajve. Kështu është krijuar situatë e tillë që ka shtyer për disa muaj diplomimin tim në dy drejtimet”, shkroi Bardheci.

Duke vazhuar më tej të thotë që gjithmonë ka qenë i përkushtuar ndaj punës që ka bërë dhe asnjëhere nuk ka punuar me ndytësi dhe se do të vazhdoj të i shërbej qytetarëve edhe më tej.

“Jam rritur me nder dhe me përkushtim ndaj studimeve të mija, pa të kqija e ndytësi. Me aktivitetet politike që kam zhvilluar kurrë nuk kam rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe as nuk kam synuar të arrijë suksese personale, por çdoherë jam munduar t’i shërbej interesit të vendit”, u shpreh Bardheci.

Të gabuar e shohin edhe njohësit e çështjve politike këtë vendim, sipas tyre këto emërime të pamerituara do të dërgojn shtetin në dëme të mëdha.

Uka: Përgjegjësinë për emërimin e Driton Bardheci e bartë AAK

Image
Fitim Uka

Deputeti nga radhët e LVV, Fitim Uka, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që përgjegjës për vazhdimin e kësaj logjike të emërimëve politike e bartë AAK, pasi ajo ka dorëzuar këtë emër pa kualifikem të duhura për këtë pozitë.

Duke vazhduar të përmend edhe emërimin e z.Ramë Likaj në pozitën e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të cilit kredencialet e tij janë vënë seriozisht në pikëpytje për shkak të dyshimeve të bazuara për plagjiaturë.

“Nga një qeveri ilegale e ilegjitime nuk do të mund të pritej ndryshe. Emërimet e tilla janë pasojë e një logjike të dëmshme që për qëllim ka punësimin në vetvete e jo angazhimin profesional në hartimin e politikave qeverisë, dhe janë simptomë e një degradimi total të pozitave të larta të përfaqësimit politik. Përgjegjësinë për vazhdimin e kësaj logjike të emërimeve politike e bartë AAK që ka dorëzuar propozimin për emërim në pozitën e zv.ministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë një person i cili nuk ka kualifikimet e duhura, aq sa edhe z. Hoti që ka pranuar këtë propozim. Veprime si këto janë tregues i qartë i prioriteteve të kësaj qeverie koti, dhe trajtimit që ka për synim t’ia bëjë sektorit të arsimit i cili vetëm sa po degradohet. Ngjashëm i dëmshëm është edhe emërimi i z. Ramë Likaj në pozitën e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ky i fundit, për dallim nga zv. ministri tij, ndonëse i kualifikuar në letër, kredencialet e tij janë vënë seriozisht në pikëpytje për shkak të dyshimeve të bazuara për plagjiaturë”, u shpreh Uka.

Në fund, deputeti bën një krahasim me qeverinë Kurti e cila kishte vendosur standard për emërime politike ndërsa tash qeveria “Koti” po punëson njerëz jo adekuat dhe aspak professional.

“Këso lloj politika të emërimeve janë dëshmuar të shkaktojnë pasoja afatgjate, dhe janë shprehje e mungesës së interesimit si dhe ndjeshmërisë ndaj situatës shqetësuese në pothuajse çdo sektorë publik. Qeveria Kurti pati vendosur një standard të ri të emërimeve të larta politike, me njerëz të kualifikuar, profesional dhe me integritet të lartë. Kurse kjo qeveri koti, aq sa ilegale dhe ilegjitime, vërehet se i është kthy modelit të vjetër të emërimeve jo adekuate që për qëllim, edhe një herë, kanë punësimin si të tillë e jo angazhimin profesional për të qenë në krye të detyrës”, përufndoi Uka.

Duhanaj:  Driton Bardheci do të përballet me një përgjegjësi e cila nuk është e prerë për të

Image
Leon Duhanaj

Analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që nuk ka dëgjuar asnjëhere për Bardhecin që mund të jetë i njohur për ndonjë talent dhe në këtë detyrë do të ketë përgjegjësi që nuk është i prerë për to.

“Emërimi i z, Bardheci në postin e zv. Ministrit, ka nxitur reagime të shumta dhe për mendimin tim, të drejtë. Në radhë të parë, nuk me ka ra të dëgjoj për një talent tek ky person, i cili do të impononte përfshirjen e tij në qeveri, e aq me pak në dikasterin e arsimit. Pse e them ketë? Jo që unë dëshiroj ta nënçmoj zotërin në fjalë, për kapacitetin dhe talentin e tij. Përkundrazi, as nuk e njoh dhe as nuk jam ai që e vlerësoj. Megjithatë, në parim, jam kundër. Sepse ky i ri, do përballet me një përgjegjësi e cila nuk është e prerë për të. Duke qenë i ri më moshë, nuk besoj që ka kapacitete intelektuale e rutinore të përballët me një pozicion të tillë”, u shpreh Duhanaj.

Më tej, Duhanaj thotë që rinia duhet të jetë e inkuadrohet ë zhvillimet politike mirëpo jo që të prekin majat e pushtetit pa i ditur vlerës deri në arritjen atje.

“Jam shumë ithtarë që rinia të inkuadrohet në zhvillimet politike, por nuk jam ithtarë që këta të rinj të katapultohen mënjëherë në majat e pushtetit, pa ja ditur as rëndin e as rëndësinë. Vetë mosha, nuk ka arritur Q pjekuri sa që të marë përgjegjësi të tilla. Sa për deklarimet e disa organizatave, nuk është që me bëjnë përshtypje edhe aq. Me shum janë segmente të partive, që luftojnë njëra tjetrën”, përfundoi Duhanaj.

Ahmeti: Emërimi i Driton Bardhecit është në dëm të shtetit

Image
Hidajet Ahmeti

Njohësi i çështjeve politike, Hidajet Ahmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh që ky emërim pa kritere profesionale do të jetë në dëm të interesave shtetërore dhe se pikërisht këto veprime kanë sjellë shtetin në këtë buzë gremine.

“Emërimi i njerëzve politikë pa kritere profesionale e morale është në dëm të interesave shtetërore. Një standard i tillë është vendosur pothuajse në të gjitha partitë politike, me përjashtime të vogla. Militantët politikë shpërblehen më pozita politike, por çdo herë duke plotësuar kritere politike e joprofesionale e morale. Pikërisht kjo logjikë e funksionimit të partive politike e ka sjellur vendin buzë greminës dhe ka instalua frymën miltanteske, nepotike e klienteliste”, tha Ahmeti.

Tutje, Ahmeti shprehët që është një fakt që ata të cilët janë super të dëgjueshëm dhe servil shpërblehen me pozita të larta siç është rasti i Bardhecit mirëpo që kjo logjikë duhet të largohet në mënyrë që e drejta të jetë e barabartë për të gjithë qytetarët.

“Rasti i emërimit të zv.ministrit të Arsimit, Shkencës e Teknologjisë nga radhët e AAK-së është një fakt i qartë se njerëzit super të dëgjueshëm e servil shpërbehen në pozita të larta në hierarkinë institucionale dhe i shërbejnë partive politike në interesa të ngushta e jo qytetarëve për çka janë të thirrur me mandate. Gjykoj se kjo logjikë duhet të çrrënjoset në mënyrë që t’i jepet hapësirë profesionalizmit e meritokracisë dhe në këtë mënyrë shteti të ofroj shanse të barabarta për të gjithë qytetarët duke ndërtuar një logjikë të funksionimit institucional duke u bazuar në kritere meritokratike”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat