Zyrtari i LDK-së: “Bota sot” i mbijetoi luftës dhe pasluftës nga pseudo-patriotët

Politika

Zyrtari i LDK-së: “Bota sot” i mbijetoi luftës dhe pasluftës nga pseudo-patriotët

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 22:50
Bedri Nika

Gazeta kombëtare “Bota sot” po shënon 25 vjetorin e themelimit të saj.

Ishin vitet e 90-ta, kur gazeta kombëtare “Bota sot”, nisi hapat e parë të saj drejt informimit të saktë dhe të paanshëm.

“Bota sot” po përçonte mesazhe të fuqishme, po frymëzonte veprimin politik dhe rezistencën, për të ngritur përpara me kokën lartë vetëdijen e popullit për të kërkuar Liri, Pavarësi dhe Demokraci.

E përballur nga sulmet nga më të ndryshmet, rruga gazetës “Bota sot’, e që ishte informimi i drejt dhe i paanshëm i qytetarëve, nuk u ndalë në asnjë moment, ndërsa, këtë frymë po vazhdon fuqshëm të ndjekë edhe sot.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bedri Nika, ka thënë se gazeta kombëtare “Bota sot”, për 25 vjet i dha opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar informacione të hollësishme në lidhje me problemet që preknin vendin dhe qytetarin.

Ai është i mendimit se “Bota sot”, është shtëpi e një informacioni të drejtë dhe të saktë.

“Gazeta ‘Bota sot’ është shtëpi e një informacioni të drejtë dhe të saktë. Për 25 vjet, gazeta kombëtare po i jep opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar informacione të hollësishme në lidhje me problemet që prekin vendin tonë, por edhe për zhvillimet që po përjetojnë shqiptar përgjithësi, dhe veçanërisht Kosova”, ka thënë zyrtari LDK-së, në 25 vjetorin e themelimit të saj.

Nika shprehet po ashtu se gazeta kombëtare “Bota sot”, përkundër problemeve të vazhdueshme me të cilat u përballë gjatë këtij rrugëtimi të gjatë, kjo e fundit i mbijetoi edhe luftës dhe pasluftës nga pseudo-patriotet në kohë.

Në fund, zyrtari i LDK-së i ka uruar themeluesit dhe gjithë gazetarët, kulminacionin e suksesit.

“Gazeta kombëtare ‘Bota sot’, i mbijetoi luftës dhe pasluftës nga pseudo-patriotet në kohë, dhe tani, për mendimin tim, është mediumi më i besueshëm midis shqiptarëve. I uroj gazetës kombëtare ‘Bota sot’ kulminacionin e suksesit në media”, ka thënë në fund Nika, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat