“Gazeta “Bota sot” shkatërron të këqijtë dhe përkrahë vlerat e përjetshme kombëtare”

Politika

“Gazeta “Bota sot” shkatërron të këqijtë dhe përkrahë vlerat e përjetshme kombëtare”

Nga: A.M. Më: 27 qershor 2020 Në ora: 12:08
Gazeta "Bota sot"

Gazeta kombëtare “Bota sot” po shënon 25 vjetorin e themelimit të saj.

Lidhur më këtë ngjarje, Profesori Sulejman Mehazi, ka thënë se  “Bota sot” është e vetmja  mburojë informative mbarëkombëtare që mbulon popullatën shqiptarë.

“’Bota sot" është e vetmja mburojë apo ombrellë informative mbarëkombëtare që mbulon popullatën shqiptarë nga rrebeshet politike të të gjitha anëve: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Diasporë  Ku dallon e veçohet "Bota sot" nga gazetat tjera?, dallon sipas sekretit gazetaresk, kjo fshehtësi e saj është sa më larg partive qeveritare e sa më afër qytetarëve të saj”, ka thënë ai.

Gjithashtu, profesori është shprehur se "Bota sot" është gazetë që dërmon e shkatërron të përkohshmit: interesxhijtë, të këqijtë, të shëmtuarën jetësore.

“Simbolika e kësaj gazete është, se, botën jetësore të shqiptarëve e bashkon në një, të kaluarën në të sotmen dhe të ardhmen shqiptare në të sotmen. Pra, kur bota e kaluar historike dhe bota e ardhme shoqërore lidhet me "Bota sot" atëherë krijohet  përjetësia e gazetës "Bota sot". "Bota sot" është gazetë që përkrahë dhe mbron vlerat e përjetshme kombëtare, shoqërore, politike, fetare, kulturore e artistike, e në anën tjetër lufton, dërmon e shkatërron të përkohshmit: interesëxhijtë, të këqijtë, të shëmtuarën jetësore. Qoftë e përjetshme gazeta "Bota sot", urime e shumë e shumë përvjetorë!”, ka përfunduar Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat