A do të merren masa ndaj deputetëve të LDK-së që votuan kundër Qeverisë Hoti?

Politika

A do të merren masa ndaj deputetëve të LDK-së që votuan kundër Qeverisë Hoti?

Nga: G.B Më: 27 qershor 2020 Në ora: 15:36
Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani u shkarkua nga posti i nënkryetares së partisë dhe anëtares së Këshillit të Përgjithshëm, për shkak të qëndrimeve dhe votimeve kundër partisë së saj.

Por, nuk ishte e vetmja. Në LDK pati edhe deputetë që votuan kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe kundër formimit të Qeverisë Hoti.

Se a do të merren masa ndaj tyre sikur ndaj Osmanit, për gazetën “Bota sot” ka folur anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ish deputeti Naser Rugova.

Ai ka thënë se ata deputetë i ka miq dhe kolegë të mirë dhe se e kanë bërë gabim, por që nuk pret masë ndaj tyre, mirëpo pret që ata t’i kthehen angazhimeve në funksion të forcimit të LDK-së.

“Ata deputetë i kam miq dhe kolegë të mirë, kanë bërë gabim edhe partiak edhe politik, por në politikë ndodhin veprime dhe vendime të tilla, nuk pres asnjë masë ndaj tyre, pres që edhe këta kolegë t’i kthehen angazhimeve politike në funksion të rritjes, forcimit dhe avancimit të LDK-së”, ka thënë Rugova për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat