Zbulohet skenari i cili mund ta pret Kosovën për vizitën në Uashington – vije një kërkesë publike për Hotin

Politika

Zbulohet skenari i cili mund ta pret Kosovën për vizitën në Uashington – vije një kërkesë publike për Hotin

M.H Nga M.H Më 27 qershor 2020 Në ora: 20:28
Avdullah Hoti

​Kreu i qeverisë Avdullah Hoti thotë se dialogu nuk ka alternativë dhe se është në interes të Kosovës që ky proces të përfundojë shumë shpejt, meqë ka interesim të madh nga Brukseli dhe Uashingtoni. Hoti thekson që shumë shpejt do të caktohet data për takimin në Shtëpinë e Bardhë, e cila ishte paraparë të mbahet sot.

Takimi Kosovë-Serbi është shtyrë, pas propozimit të aktakuzave nga Prokuroria Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli. Për këtë, kryeministri Avdullah Hoti kërkoi maturi për të respektuar obligimet kushtetuese e ndërkombëtare.

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Rexhep Shahu, u shpreh për “Bota sot”, që nuk është ndaluar të udhëtojë Hoti pa Thaçin mirëpo që duhet të udhëtoj me ekip të Kosovës dhe të vazhdohet dialogu me Thaçin apo pa Thaçin dhe me Hotin apo pa Hotin.

“E ndaluar nuk është të udhëtojë pa Thaçin, krim nuk është të udhetojë pa Thaçin, as tradhëti nuk është, sepse askush as Thaçi dhe askush nuk mund të marrë e të mbajë peng zhvillimet e të ardhmen e Kosovës. Edhe të udhëtojë ekipi i Kosovës pa Thaçin nuk është katastrofë as herezi pasi Thaçi nuk e ka në grusht rezultatin e bisedimëve dhe nuk kushtëzon Thaçi bisedimet e Kosovës me Serbinë. Kosova as ka qenë as është peng e një individi cilido qoftë ai. Hoti nuk mund të udhëtojë i vetëm por mund të udhëtojë me ekipin që formon shteti i Kosovës. Hoti nuk mund të vendose vetë por Kosova nuk mundet të mos dëgjojë këshillat e miqëve ndërkombëtare amerikane e europiane. Kosova do të jetojë do të bisedojë me Thaçin e pa Thaçin apo me Hotin e pa Hotin”, u shpreh Shahu.

Tutje, Shahu thotë që duhet të riformohet një ekip në bashkëpunim me Akademin e shkencave sepse politikanët nuk e kanë as autoritetin e as votat e mjaftueshme për të vendosur për Kosovën.

Image
Rexhep Shahu

“Mendoj se procesi nuk duhet të ndalet, mendoj se Kosova nuk është shtet pronë e Thaçit apo e ndonjë individi tjetër. Nëse procesi bllokohet atëhere është keq për Kosovën e popullin shqiptar se del sikur Kosova merr fryme e jeton fal Thaçit. Duhet menjëhere të riformohet ekipi por mendoj se duhet formuar në bashkëpunim me Akademine e shkencave sepse politikanët nuk e kanë autoritetin e mjaftueshëm as votat e mjaftueshme të vendosin për Kosovën pa akademikët e saj”, përfundoi Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat