Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit shtyu dialogun Kosovë-Serbi, analisti tregon kur duhet të rifillojë

Politika

Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit shtyu dialogun Kosovë-Serbi, analisti tregon kur duhet të rifillojë

Nga: A.SH Më: 27 qershor 2020 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Takimi për dialog mes Kosovës dhe Serbisë i paraparë të mbahet sot në Uashington është shtyrë pas propozimit të aktakuzave nga Prokuroria Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Mirëpo, për këtë kryeministri Avdullah Hoti ka thënë që shumë shpejt do të caktohet data për takimin në Shtëpinë e Bardhë.

E, në lidhje me këtë, analisti politik, Ali Hertica, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se tani për tani nuk është situata poltike që të fillojnë bisedimet me Serbinë sepse arsyeja është që Kosova gjendet në pozitë jo të barabartë me Serbinë.

“Raportimin për aktakuzën e ngritur nga Gjykata Speciale për presidentin e vendit Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe aktakuza është “rezultat i një hetimi të gjatë dhe reflekton përcaktimin e SPO (Zyra e Prokurorit Special) se ai mund të vërtetojë të gjitha akuzat përtej një dyshimi të arsyeshëm. Tani për tani nuk është situata poltike që të fillojnë bisedimet me Serbinë sepse arsyeja është që Kosova gjendet në pozitë jo të barabartë me Serbinë. Hamendësimet a duhet të jap dorëheqje Thaçi apo jo të bëra publike janë dekurajuese dhe zhgënjyese”, thotë ai.

Sipas tij, dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet përderisa institucionet dhe shteti të relativizohet në brendësinë poltike të institucioneve të qëndrueshme në poltikën brenda dhe jashtë.

“Politika është shkencë shoqërore, që vënë standarde demokratike, jo juridike, për sjelljen e liderit në shoqëri, pra barasvlerësimi i një qytetari të zakonshëm dhe të një lideri nacional është në parim i gabueshëm dhe tragjik, sepse në rastin konkret aktakuza iu ka ngritur presidentit, për shkelje të ligjit ndërkmbëtarë, prandaj ai duhet të zhvesh uniformën e liderit dhe ushtarakut, për t’u mbrojtur si qytetar, pra në rastin konkret nuk është në pyetje fati i individit, por fati i shtetit, kështu që dialogu me Serbinë duhet të nderpritet përderisa institucionet dhe shteti të relativizohet në brendësinë poltike të institucioneve të qëndrushemë në poltikën brenda dhe jashtë”, përfundon Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat