Krasniqi: “Bota sot” asnjëherë nuk ka lëvizur nga rruga e drejtë, pavarësisht shantazhëve nga grupet klanore

Politika

Krasniqi: “Bota sot” asnjëherë nuk ka lëvizur nga rruga e drejtë, pavarësisht shantazhëve nga grupet klanore

Nga: A.M. Më: 28 qershor 2020 Në ora: 13:52
Gazeta "Bota sot"

Në kuadër të 25 vjetorit të themelimit të gazetës “Bota sot”, njohësi i çështjeve të politike në vend, Islam Krasniqi është shprehur se ky medium asnjëherë nuk ka lëvizur nga rruga e drejtë pavarësisht presionëve, shantazhëve nga grupet klanore apo politike.

“Gazeta "Bota Sot" është një ndër gazetat më serioze në rajon e cila ka një traditë të kultivuar mirë dhe e cila asnjëherë nuk ka lëvizur nga rruga e drejtë pavarsisht presionëve shantazhëve nga grupet klanore apo politike. Gazeta "Bota Sot" shkon edhe për tejë kësaj sepse edhe në kohërat më të vështira të regjimit të Millosheviqit ka qëndruar pranë mërgimtarëve me lajme dhe informacionet e rëndësishme për atë kohë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka potencuar se 25 vjetori i themelimit e gjenë këtë medium si ndër më të lexuarati.

“Bota Sot është gazeta e vetme e cila ka pasur rritje graduale me Lexus serioz. Tani në 25 vjetorin i themelimit e gjenë këtë medium ndër më të lexuarat që thonë të vërtetën vetëm Shqip  dhe e cila akoma qëndron si medium i pavarur dhe në si lexues të rregullt të saj i urojm punë të mbarë suksese të pa fundme dhe festoft ditëlindje shekullore si e pa arur dhe e pandikushme nga të tjerët !”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

"Bota sot" gjatë kohës së Millosheviqit ishte ndaluar të botohej në Kosovë, por kishte rifilluar me shtypjen pas hyrjes së NATO-s në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat